Site icon PrishtinaPress

Glauk Konjufca i tregon Nysrete Kumnovës që Kurti “u përla pak” me Bërnabiqin në Slloveni

Kryeparlamentari Glauk Konjufca është parë duke i treguar Nysrete Kumnovës nga shoqata “Thirrjet e nënave” se kryeministri Albin Kurti mund të kthehet në Kosovë sot pasdite.

Pasi bëri homazhe pranë memorialit përkujtimor dedikuar të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, Konjufca u pa teksa i tregonte Kumnovës sesi Kurti në Bled të Sllovenisë “u përla pak” me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Nuk dihet nëse Kumnova e pyeti për mungesën e Kurtit, por Konjufca dëgjohet duke i thënë asaj se ai mund të kthehet sot pasdite.

“Tu u kthy… Besoj që sot pasdite kthehet. Aeroplanin kushedi qysh e ka pasë prej Sllovenisë… Ishte atje pak.. U përla pak me kryeministren”, i thotë Konjufca nënës që ende nuk di asgjë për djalin e saj dhe anëtarë të tjerë të familjes së gjerë që forcat serbe ia morën gjatë luftës.

Exit mobile version