Me 69 vota për, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, në seancën konstituive të legjislaturës së tetë.
Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit e kanë propozuar Konjufcën kryeparlamentar për legjislaturën e re.
Propozimin e tij e ka bërë deputeti Adnan Rrustemi.
Konjufca ishte në krye të organit më të lartë ligjvënës pas zgjedhjeve të 6 tetor 2019, kur LVV doli partia e parë në garën e ngushtë me LDK-në.