0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Glauk Konjufca bëhet sërish u.d. i presidentit

Glauk Konjufca është bërë sërish president. Jo i zgjedhur, por në detyrë.

Ushtrimi i kësaj detyre i është besuar atij, pasi që presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi për heqjen e tëmthit.

Delegimin e kompetencave të presidentit, Osmani ia ka bërë Konjufcës dje, bazuar në vullnetin dhe vlerësimin e saj, shkruan Demokracia.com.

“Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike”, thuhet në njoftimin e zyrës së Konjufcës, si u.d. president.

Përkundër që Konjufca nuk është president i zgjedhur, ai edhe si kryeparlamentar deri më tani ka qenë më i balancuar politikisht se Osmani dhe e ka luajtur mjaft mirë rolin si më unifikues në Kuvendin e Kosovës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img