1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor përfundon më 18 dhjetor, nxënësit një muaj pushim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti gjatë konferencës për medie ka thënë se gjendja sa i përket përballjes me COVID-19 në Kosovë është mjaft serioze, por sipas tij është nën kontroll, ndërsa njoftoi se gjysmëvjetori i këtij viti shkollor do të përfundojë më 18 dhjetor dhe gjysmëvjetori i dytë do të fillojë më 18 janar.

“Gjendja është mjaft serioze, por është nën kontroll dhe institucionet përkatëse janë duke e bërë punën e vet. Në bazë të vlerësimit të Institutit, praktikisht ne e kemi vendosur nën kontroll zgjerimin më tutje të pandemisë”, tha Hoti.

Ai njoftoi se pushimi dimëror nëpër shkolla do të zgjasë një muaj.

“Ky gjysmëvjetor do të përfundojë më datë 18 dhjetor. I lus shkollat e komunat që t’i mbyllin tashmë punët sa i përket këtij gjysmëvjetori të vitit shkollor. Shkollat do të hapen me 18 janar. Një muaj do të jetë pushim dimëror”, tha Hoti në konferencë.

Hoti ka thënë se në Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rritur deri në dymijë numrin e testeve ditore. Tha se do të vazhdohet të rritet ky numër.

“Nga java e ardhshme do të bëhen testime në së paku dy rajone tjera”, ka shtuar Hoti.

Hoti ka thënë se sipas të dhënave grupmosha më e prekur nga pandemia është 30-40 vjet, për shkak se janë më aktiv.

“Numri më i madh është në sektorin e Shëndetësisë, kjo tregon për punën e madhe që po e bëjnë ata. Gjatë këtyre dy javëve të masave është stabilizu numri i të infektuarve. Pasi që numri i të shëruarve është më i madh se sa ai i të prekurve. Në bazë të vlerësimit të IKSHPK, ne e kemi vendosur nën kontrollë pandeminë”, ka thënë Hoti.

“Sugjerimi i Institutit është që masat të mbahen dhe të jetë rigoroz zbatimi i tyre. Nesër në ora 8:30, do të kemi takim, me të gjitha inspektoratet. IKSHPK dhe SHSKUK kanë punuar shumë për të siguruar vaksinën antiCOVID. Po punojmë në disa fronte në këtë”, u shpreh ai.

Hoti e ka falënderuar SHSKUK-në për furnizim me barna.

“I kemi ngritur kapacitetet dhe nuk kemi probleme për furnizim me të gjitha barnat”, ka thënë Hoti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img