Site icon PrishtinaPress

Gjysmë milion vaksina të siguruara nga Biden vijnë sot në Kosovë

Sot në Kosovë do të arrijnë 515 mijë doza të vaksinës Pfizer, të cilat janë siguruar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë.

Për t’i pritur këto vaksina, do të dalin krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Komunikata e plotë nga MSH:

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës do të mbahet sot ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA, Joe Biden për popullin e Kosovës, të cilët në vendin tonë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX.

Në ceremoninë  pranimit zyrtar të këtij donacioni nga SHBA-të për Kosovën do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier , shefja e UNKT, Ulrika Richardson dhe Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ceremonia fillon në ora 14:00 në IKSHPK.

Exit mobile version