Site icon PrishtinaPress

Gjysma e Kosovës në terr, Haradinaj-Kurtit: Këto janë pasojat kur e anuluat Termocentralin e ri

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se gati çdo natë rajone të shumta të Dukagjinit janë pa energji elektrike në këto ditë të ftohta.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto janë pasojat e anulimit të Termocentralit të ri.

“Kryeministër, merr masa sepse nuk ke asnjë justifikim ta lejosh këtë diskriminim! Këto janë pasojat kur e anuluat Termocentralin e ri, i cili tash do të ishte veç i përfunduar. Apo ndoshta je peng i mafisë energjetike të rajonit(Serbisë)!?”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version