Policia njofton për një rast të dhunës në familje në Gjakovë.
Gjyshe e mbesë janë arrestuar pasi janë rrahur mes vete.
Të dyja kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE/Gjakovë 26.05.2022 – 23:00. Dy femra kosovare (gjyshe dhe mbesë) janë arrestuar, për shkak se janë përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Të dyshuarat pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.