Një grua është arrestuar në Gjakovë, pasi që dyshohet se i ka rrahur nipat e saj.
Bile, njërin nga ta gjyshja e bëri edhe të kërkojë ndihmë mjekësore.
Policia nuk e bën të ditur edhe arsyen se pse ka ndodhur ky konflikt në familjen gjakovare.
Ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Për këtë është hapur rast “Dhunë në familje”.