Site icon PrishtinaPress

Gjyqtari pretendon se seancën e caktoi në korrik shkaku i pushimeve të prokurores, ajo s’e nënshkruan procesverbalin

Në seancën e rigjykimit ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Istog, Hajrush Shoshi, i akuzuar për korrupsion, kryetari i trupit gjykues pretendon se shtyrja e seancës për datën 14 korrik është shkak i pushimit të prokurores, arsyetim të cilin prokurorja nuk e pranon dhe nuk nënshkruan procesverbalin.

Një konstatim të tillë kishte kryetari i trupit gjykues Murat Hulaj, ndaj prokurores Valbona Disha-Haxhosaj, pasi që ajo kërkoi shtyrjen e seancës, por ai lë shkak se datat e lira të tij nuk koordinohen me prokuroren shkaku i pushimit të saj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Përgjatë seancës të së etjes, mbrojtësi i të akuzuarit Hajrush Shoshi, avokati Milot Neziraj, kishte propozuar disa prova që t’i bashkëngjiten shkresave të lëndës dhe të njëjtat të administrohen në procedurën e provave.

Por, sipas prokurores Disha-Haxhosaj, mbrojtja kishte propozuar 12 prova të cilat në sesion të pasdites nuk pati mundësi t’ lexojë i të gjitha dhe se nuk pati mundësi të deklarohej rreth tyre.

E njëjta kërkoi nga gjykata që lidhur për propozimin provave t’ia mundësojë të deklarohet seancën e radhës.

Por, kryetari i turpit gjykues, Murat Hulaj, i drejtohet prokurores që ju mund t’i refuzoni apo t’ia lëni në vlerësim gjykatës.

Prokurorja Disha-Haxhosaj, nuk u pajtua me këtë mendim pasi që asaj i duhet kohë t’i analizojë dhe të shikojë për bazën ligjore të atyre provave.

Më pas lidhur me shtyrjen e seancës, nuk kishte koordinime për datë më të afërt të caktimit të seancës ku kryetari trupit gjykues Hulaj, pushimin e prokurores Haxhosaj e ka vendosur në arsyetim për moscaktim më të afërt të seancës.

E ku për këtë arsyetim nuk u pajtua prokurorja pasi që datat nuk ishin vetëm arsyeja e pushimit të saj por edhe anëtarëve të trupit gjykues, ajo tha se për një pretendim të tillë do ta njoftoi Këshillin Gjyqësor, dhe nuk do të nënshkruhet në procesverbal për shkak të mos dhënies së fjalës pas një arsyetimi të tillë.

E ku pas kësaj, seanca u shty dhe u caktua për datën 13 korrik 2023, në ora 09:00

Ndryshe, në fillim të seancës, prokurorja Disha-Haxhosaj, në fjalën hyrëse tha se gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe pas dëgjimit të dëshmitarëve Hivzi Blakaj dhe Arta Bytyqi, të cilët do të dëshmojnë rreth mënyrës së aplikimit transferimit dhe procedurave të zbatuara, e gjithahtu pas administrimit të provave materiale të listuara sipas aktakuzës, si dhe dëgjimit të vet të pandehurit, pasi që shqyrtimin e parë e kishte pranuar fajësinë, ku sipas saj gjykata do të bindet se i pandehuri ka kryer veprën penale sipas aktakuzës.

Mbrojtësi i të akuzuarit Hajrush Shoshit, avokati Milot Neziraj, tha se sipas tij në këtë shqyrtim me provat që do të administrohen, do të provohet e kundërta e aktakuzës.

Sipas tij, me provat që do ti propozoi, do të vërtetohet saktë pafajësia e të mbrojturit të tij, të cilat pasqyrojnë rrjedhën e konkursit nga DKA- Istog, i cili proces sipas tij kishte rezultuar me përzgjedhjen e dëshmitares Arta, si mësimdhënëse në shkollën Mehmet Akif, do të provohet se procesi ishte zhvilluar në rregull dhe pa shkelje procedurale.

Dëshmitari, Hivzi Blakaj zyrtarë policor, i cili dëshmoi se pakënaqësitë e tij kishin qenë kur dy vajzat e tij të cilat kishin përfunduar fakultetin e edukimit, dhe njëra nga to dhe kishte magjistuar në atë drejtim, kishte shkuar disa herë në kuvendin komunal të Istogut për tu interesuar për konkurset e punësimit.

Ai tha se atë kohë kishte qenë drejtor Hajrush Shoshi, me vite të tëra kishte shkuar që ta lus.

“Unë nuk kam asgjë kundër z.Hajrush Shoshit, por kam pasur një ankesë kundër punëtores së tij Florie Bytyqi, nuk e di çfarë pozite mban disa herë kam kontaktuar me te lidhur me punësimin e vajzave të mija ajo më kë thënë vonë kanë me u punësu vajzat e tuja ka shumë para tyre”, tha dëshmitari Blakaj.

Ai tha se ishte irrituar shumë kur kishte kuptuar se vajza e punëtores së Drejtorisë së Arsimit, Florije Bytyqi, kishte qenë e punësuar në shkollën në fshatin Shushnicë, dhe ishte transferuar ne fshatin Kaliqa, kur ka vdekur një mësuese. E ku sipas tij ajo atje kishte kaluar pa konkurs.

Dëshmitari Blakaj, tha se si e kishte kuptuar këtë e kishte lajmëruar rastin menjëherë tek organet kompetente.

Pas tij, u dëgjua edhe dëshmitarja Arta Bytyqi, e cila deklaroi se në vitin 2020 ishte diplomuar në fakultetin e edukimit, dhe po atë vit ishte pranuar të punojë në shkollën fillore “Mehmet Akif”, në Shushicë dhe pasi që i ka përfunduar kontrata kishte vazhduar mësimdhënien në Kaliqan në fund të dhjetorit 2020.

Dëshmitarja Bytyqi, tha se aty fillimisht ishte pranuar pasi që ishte e dyta në listë pasi që kandidatja e parë nuk kishte vazhduar ishte përzgjedhur ajo, dhe kontratën për atë punë e kishte derisa të kthehej mësuesja e asaj shkolle pas pushimit të lehonisë.

Më pas ajo tha se atë kohë kishte qenë kohë pandemie dhe mësuesja e ndjerë R.U. ishte diagnostikuar me sëmundje të rëndë, nxënësit kishin mbetur një periudhe të gjatë kohore pa mësuese, dhe pastaj e kishin ftuar atë që ta zëvendësoj derisa sat të kthehet nga pushimi mjekësor.

“Fatkeqësisht ajo ka vdekur dhe unë jam në vendin e saj në këtë shkollë në Kaliqan”, tha Bytyqi.

Ajo tha se për atë pozitë nuk ishte shpallur asnjë konkurs, por ishte caktuar me vendim.

Lidhur me disa deklarata të cilat më herët kishte deklaruar në prokurori, ajo tha se deklarimet e tanishme janë të vërteta.

“Sot i kam më të freskëta pasi që jam përgatit për qa jam ardhë, atëherë nuk e kam ditur se për çka jam ftuar”, tha dëshmitarja Bytyqi.

Fillimisht në gjykimin e parë i akuzuari kishte pranuar fajësinë dhe çështja kishte përfunduar në shqyrtimin fillestarë por Gjykata e Apelit kishte anuluar aktgjykimin e shkallës së parë dhe çështjen e ktheu në rigjykim dhe rivendosje.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë, po e ngarkon të pandehurin Hajrush Shoshi, se me 30 shtator 2021, në Istog, në pozitën e personit zyrtar si Drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Istog, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtarë i tejkalon kompetencat e tij me qëllim të përftimit të dobisë pasurore për tjetrin dhe atë për mësimdhënësen Arta Bytyqi, ku kjo e fundit në bazë të listës së pagave ka përfituar pagë mujore neto në shumë prej 433.99 euro, e të cilën pagë vazhdon ta realizojë edhe sot.

Sipas aktakuzës, i pandehuri në kundërshtim me nenin 8 par.1 të Ligjit të Punës, me nr.03/L-212, pa konkurs publik, ka pranuar në punë punëmarrësen Arta Bytyqi, duke themeluar marrëdhënie të punës në bazë të kontratës së punës për mësimdhënës , në Shkollën Fillore “Zymer Zeka”, fshati Kaliqan K.Istogut.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Arta Bytyqi, e cila mësimdhënëse fillimisht ishte pranuar në Shkollën Fillore “Mehmet Akif”, fsh. Shushicë K.Istogut, në bazë të kontratës së punës, duke filluar nga data 16.09.2020, e derisa të kthehej mësimdhënësja Njomza Spahiu Blakaj, nga pushimi i lehonisë, dhe derisa kontrata në fjalë ende nuk ka përfunduar, i pandehuri për të njëjtën mësimdhënëse merr vendim, dhe e transferon në Shkollën Fillore “Zymer Zeka” në fshatin Kaliqan, zëvendësim derisa të kthehet mësimdhënësja R.U, nga pushimi mjekësor, e më se largu deri me datën 31.08.2021 dhe për këtë pozitë mësimdhënëses i lëshohet kontrata e punës për mësimdhënës, me ç’rast mësimdhënësja R.U, si pasojë e sëmundjes vdes, ashtu që i pandehuri pa shpallë konkurs publik, pranon dhe themelon marrëdhënien e punës për mësimdhënësen Arta Bytyqi e cila është tani duke punuar në pozitën dhe shkollën e njëjtë të afat të pacaktuar.

Për çka thuhet se kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 par.1 të KPRK-së.

Exit mobile version