0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjyqtari në pushim, anulohet seanca në rastin për keqpërdorimet lidhur me tenderët e Ministrisë së Drejtësisë

Në mungesë të gjyqtarit Adnan Kamberi anulohet seanca në rastin ku ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë Kushtrim Muqolli, Shkëlqim Osmani dhe Agim Beqiraj po akuzohen për keqpërdorim lidhur me tenderë. Palët për këtë seancë nuk ishin njoftuar për anulimin e seancës.

Për shkak se gjyqtari Kamberi gjendet në pushim, është anuluar seanca e paraparë për të premten.

Informatën e tillë “ Betimi për Drejtësi” e ka siguruar nga zyra e gjyqtarit.

Gjithashtu palët prezente kanë bërë të ditur se nuk kishin qenë të njoftuar për anulimin e kësaj seance.

Gjykata Themelore në Prishtinë, tre të akuzuarit me 22 maj 2019, i kishte liruar nga akuza, pasi nuk ishte vërtetuar se të njëjtit kishin kryer veprat penale për të cilat akuzoheshin.

Në këtë rast për vepra penale që lidhen me korrupsionin akuzoheshin edhe ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë (MD), Besnik Dermaku, Hidajete Sadiku dhe Naim Krasniqi, të cilët ishin liruar nga akuza.

Mirëpo pas ankesës së PSRK-së, Gjykata e Apelit me 27 shkurt 2020, e kishte ndryshua pjesërisht këtë aktgjykim, duke bërë që ndaj të akuzuarve Dermaku, Sadiku dhe Krasniqi për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, të refuzohet aktakuza për shkak të parashkrimit absolut të ndjekjes penale.

Mirëpo, në lidhje me të akuzuarit Muqolli, Osmani dhe Beqiraj për katër vepra penale të keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi, kjo gjykatë çështjen e kishte kthyer në rigjykim.

Ky rast kishte filluar me aktakuzën e ngritur në korrikun e vitit 2013, e që ka bërë që dy prokurorë të PSRK-së ta lënë në gjysmë përfaqësimin e këtij rasti pasi kanë shkuar në pension.

Fillimisht më 1 prill 2016, atëherë kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Afërdita Bytyqi ishte detyruar që të shtyjë seancën pasi prokurori i rastit Suad Kuraja kishte shkuar në pension dhe PSRK-ja nuk kishte dërguar prokuror tjetër që ta përfaqësojë organin e akuzës.

Pas shumë zvarritjeve për shkak të mungesës së prokurorit, lëndën e kishte marrë prokurori tjetër i PSRK-së, Abdurrahim Islami dhe ai kishte filluar ta përfaqësojë aktakuzën nga seanca e 1 korrikut 2016.

Në këtë rast, përveç ndryshimit të prokurorit, ka ndryshuar edhe kryetari i trupit gjykues, pasi fillimisht këtë lëndë ishte duke e gjykuar, gjykatësja Afërdita Bytyçi e cila më pas ishte zgjedhur kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa aktualisht po udhëhiqet nga gjykatësi Vesel Ismajli.

PSRK-ja këtë aktakuzë e kishte ngritur pas pretendimit se prej 22 nëntorit 2008 e deri më 31 dhjetor 2010, duke vepruar si zyrtarë në MD, Besnik Dërmaku si Drejtor i Departamentit të Prokurimit, Hidajete Sadiku si zyrtare e Lartë e Prokurimit dhe Naim Krasniqi si zyrtarë i Transportit, me qëllim të shkaktimit të dëmit për buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë dhe përfitimit të dobisë pasurore për vete duke i favorizuar në tenderë të ndryshëm operatorët ekonomik: “Albus”, “PBC-Kosova”, “Lesna”, “Getoari dhe Dreni Inginiering” dhe “Auto Kaqandolli.

Sipas prokurorisë, ata kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit të MD-së, në shumë prej 10.080 euro.

Përveç këtyre ish-zyrtarëve, të pandehur janë edhe Kushtrim Muqolli, Shkëlqim Osmani dhe Agim Beqiraj, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të autorizimeve ekonomike”.

Sipas prokurorisë, Muqolli, si përfaqësues i operatorit ekonomik “Albus”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete dhe për operatorin ekonomik “Albus”, me rastin e aplikimit për tender për furnizim me toner për MD-në, i njëjti ka prezantuar ofertë të rreme, duke plotësuar rubrikat e aplikacionit dhe specifikacionet e tonerëve, për të cilët ministria nuk i ka përfshirë në listë fare.

Ndaj të pandehurit Shkëlqim Osmani, ekspert në kuadër të kompanisë, “Vizion Projekt”, si kompani mbikëqyrëse e punëve të kryera nga ana e kompanisë “Lesna”, gjatë ndërtimit të objektit të destinuar për dëshmitarë të mbrojtur në Dubravë, me qëllim të realizimit të përfitimit të kundërligjshëm për organizatën “Vizion Projekt”, dhe kompaninë “Lesna”, ka raportuar se punët janë kryer sipas planit dinamik të caktuar nga MD-ja.

Kurse, sipas gjendjes faktike deri atëherë ishin kryer vetëm gjysma e punëve dhe në bazë të këtij raporti, ministria ia kishte paguar operatorit ekonomik “Lesna” shumën prej 1.492.975 euro. Sipas aktakuzës, Osmani i ka shkaktuar dëm MD-së, duke i mundësuar kompanisë “Lesna” që mos të penalizohet për vonesat gjatë kryerjes së punëve.

Ndërsa, i pandehuri Agim Beqiraj, inxhinier i kompanisë “Lesna”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për të njëjtën kompani, i kishte shkaktuar dëm MD-së në shumën prej 22.863.56 euro.

Ndërsa për pikën 4 të pjesës liruese dhe për pikat 1 dhe 2 të pjesës refuzuese, Apeli e kishte refuzuar ankesën e PSRK-së duke e vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë për këto pika.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img