Gjyqtari kosovar, Visar Kastrati për herë të tretë në këtë edicion do ta ndajë drejtësinë në UEFA Conference League.
Ai është deleguar nga UEFA në ndeshjen e parë të rrethit të tretë, ndërmjet skuadrës rumune, Sepsi Sfantu Gheorghe dhe asaj kazake, Aktobe.
Ndeshja do të zhvillohet të enjten në orën 19:00.
Kastratit do t’i asistojnë Besnik Morina dhe Fatlum Berisha, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.