Site icon PrishtinaPress

Gjyqtarë kosovarë nisen për vizitë studimore në SHBA, Ambasada: Sundimi i ligjit prioritet për ne

Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se disa profesionistë të gjyqësorit të Kosovës do të shkojnë në SHBA për një vizitë studimore.

“Urimet më të mira për këta profesionistë të përkushtuar nga gjyqësori i Kosovës ndërsa nisen për një vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohen me homologët amerikanë dhe do të eksplorojnë praktikat e SHBA-së për menaxhim efektiv të rasteve dhe gjykimeve”, thuhet në njoftim.

SHBA tha se sundimi i ligjit në Kosovë është prioritet për ta dhe se për këtë po bashkëpunojnë me Kosovën.

“Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Kosovën për të forcuar sundimin e ligjit, një prioritet kyç për misionin”.

Po ashtu, udhëtim të sigurt i uroi edhe ambasadori Jeff Hovenier.

“Ekipi ynë i Ambasadës Amerikane është i përkushtuar për thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit tonë për çështjet e sundimit të ligjit në Kosovë. Kosova ka sukses kur të gjithë qytetarët dhe institucionet respektojnë sundimin e ligjit”.

Exit mobile version