Sipas avokatit Naser Raufi në gjykatë janë prezantuar vetëm bisedat që janë në favor të aktakuzës së prokurorisë publike por jo bisedat në tërësi. Raufi hedh dyshime që edhe shërbimet sekrete të kenë fshehur bisedat me qëllim që të mos zbardhet e vërteta rreth dorëzimit apo likuidimit të disa pjesëtarëve të grupit. Në seancën e radhës më 10 shkurt pala mbrojtëse do të prezantojë dëshmitë e saj e cila madje si dëshmitarë ka ftuar shumë politikan.
“Provat për dorëzimin apo likuidimin e Mirsad Ndrecajt, Beg Rizajt dhe i personave të tjerë nuk vazhdoj, se mendoj se bëhet një përzgjedhje subjektive e prokurorisë që ato prova që i konvenjnë prokurorisë na prezantohen dhe ata që nuk janë në interes të prokurorisë nuk na u prezantuan dhe mund ta konstatojmë se punohet për një përzgjedhje subjektive nga ana e Prokurorisë” – tha Naser Raufi, avokat. /alsatm/