-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjyqi në Hagë, çfarë shkruajnë mediat ndërkombëtare

Gjykata Speciale ka nisur të hënën gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky proces po mbulohet edhe nga mediat ndërkombëtare.

“The Washington Post” ka raportuar për protestën e djeshme të mbajtur në Prishtinë ku u kërkua drejtësi për të akuzuarit që po gjykohen në Hagë.

“Duke mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit të Prishtinës, demonstruesit mbanin fotografi të Hashim Thaçit, i cili dha dorëheqjen si president i Kosovës në vitin 2020 për t’u përballur me krime lufte dhe akuza të tjera, duke përfshirë vrasjen, torturën dhe persekutimin – akuza që ai i mohon”, shkruhet në raportin e “The Washington Post”.

Në vazhdën e raportimeve ndërkombëtare për “Marshin për Drejtësi” një raportim të tillë ka bërë edhe “abcNEWS”, duke shpalosur edhe përceptimin e opinionit publik në Kosovë mbi themelimin e Gjykatës Speciale dhe njëkohësisht parashikimet mbi një “histori të rishkruar” të mundshme.

“Rasti ka nxitur një valë mbështetjeje nga i gjithë spektri politik në Kosovë. Të dielën, mijëra njerëz dolën në rrugë për të treguar mbështetjen e tyre për të pandehurit. Shumë kosovarë e konsiderojnë gjykatën me bazë në Holandë një padrejtësi dhe e shohin atë si një përpjekje për të rishkruar historinë e luftës së tyre për pavarësi”, thuhet në artikullin e “abcNEWS”.

Këta të fundit, duke marrë parasysh pozitat e të akuzuarve, kanë nënvizuar edhe fjalinë “Askush mbi ligjin” të njërit prej prokurorëve në fjalën e tij gjatë seancës së sotme.

Në anën tjetër, France24, kanali ndërkombëtar i lajmeve shkroi se Thaçi dhe të tjerët, të gjithë ish-bashkëpunëtorë të ngushtë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe më vonë në politikë në kohë paqeje, rikonfirmuan pafajësinë e tyre menjëherë në fillim të seancës. Ndërkohë, artikulli përmban edhe një pjesë të kontekstit kohor ku njofton lexuesit mbi një nofkë të fituar nga presidenti i tanishëm i ShBA-ve, Joe Biden.

“Pasi la armët e tij, Thaçi iu bashkua politikës, duke bërë që zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA Joe Biden ta përshëndeti dikur si “George Washington i Kosovës””, transmeton France24.

Interesim mbi këtë ngjarje të rëndësishme për historinë shqiptare, pati edhe “Aljazeera” me ç’rast bëri një sfond të historisë së gjykimeve që po mbahen në Hagë.

“Thaçi, i cili shërbeu si komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) rebele shqiptare etnike dhe tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte që ndodhën gjatë konflikti i armatosur i viteve 1998-1999 kundër forcave serbe”, shkruante ndër të tjera “Aljazeera.

Ndryshe, pas gati 2 vite e gjysmë, sot më 3 prill, në Dhomat e Specializuara të Kosovës u hap gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte në Kosovë./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img