1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Gjykimi për vrasjen në Hajvali, dëshmitari rrëfen se si e kishte dërguar viktimën në emergjencë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten, dëshmitari Valdrin Rexha, ka deklaruar se viktimën e kishte dërguar në emergjencë pasi askush tjetër se kishte dërguar, në rastin ku Shkumbin Kryeziu po akuzohet për vrasje të rëndë.

I pandehuri Kryeziu po akuzohet se së bashku me të miturin A.K pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me të ndjerin V.Xh, me dashje që ta privoj nga jeta në oborrin e shkollës në Hajvali e kishin therur me thika në trup e që si pasojë e plagëve të marra Xh., kishte ndërruar jetë në QKUK, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari Rexha duke u përgjigjur pyetjeve të prokurores Besa Limani, tha se ditën kritike kishte qenë në rrugë afër shkollës në Hajvali ku kishte ndodhur ngjarja dhe aty kishte takuar viktimën dhe një grup njerëzish afërsisht dhjetë persona të cilët nuk i kishte njohur.

Tutje, dëshmitari Rexha tha se, me të arritur tek vendi i ngjarjes kishte gjetur viktimën në tokë ku kishte menduar se e kishte shkelur ndonjë veturë.

“M’kanë thanë a pe merr viktimën sepse nuk po e merr askush edhe i kam thanë unë e kam pasur makinën pikap dhe ju kam thënë që ta fusni në bagazh”, tha dëshmitari Rexha.

Ai tha se, me ta marr viktimën, me dajën apo nipin pasi nuk e njihte por e dinte që ishte dikush nga familja e viktimës, kishin vazhduar për në emergjencë, ndërsa gjatë rrugës të njëjtit kishin thënë se ishte në  gjendje shumë të rëndë dhe nuk mund të fliste.

Ndërsa, i pyetur nga gjykatësi Kushtrim Shyti se gjatë kohës sa ishin duke e transportuar viktimën për në emergjencë a kishte biseduar me dajën apo nipin e viktimës.

Dëshmitari Rexha tha se kishte biseduar me nipin/dajën e viktimës lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur, ndërsa ai i kishte thënë se viktimën e kishin therur me thikë, ndërsa më tepër nuk e kishin zgjatur pasi ai dëshironte që të mbërrinin sa ma shpejt në emergjencë.

Ai tha se, viktima nuk kishte pasur vetëdije të plotë, por që i njëjti kohë pas kohe hapte sytë dhe përcillte dritën e veturës e cila gjendej mbrapa.

Tutje dëshmitari Rexha deklaroi se të akuzuarin Kujtim Pacolli nuk e njihte.

Në këtë rast ishte paraparë që të dëgjohej edhe dëshmitari Mirsad Haxholli, për të cilin gjykatësi Shyti tha se gjendet në paraburgim në Dubravë.

Sipas gjykatësit Shyti, nga zyrtarë e Burgut të Dubravës kishin marr përgjigje me 24 korrik 2023, se e kanë pranuar urdhëresën, mirëpo të njëjtit nuk e kanë sjellë dëshmitarin.

“Gjykata kontaktoi tash në telefon me zyrtarin përgjegjës të cilët njoftuan gjykatën se ju ka ikur si gabim teknik duke mëndur se behet fjalë vetëm për të pandehurin Shkumbin Kryeziu por jo edhe për dëshmitarin Haxholli”, ka sqaruar gjykatësi Shyti.

Paraprakisht, mbrojtësi i të akuzuarit Kryeziu, avokati Florent Latifja, propozoi që të ftohet eksperti i mjekësisë ligjore Arsim Gerxhaliu, i cili ishte hartues i raportit të autopsisë dhe e kishte kryer autopsinë ku, sipas tij, i njëjti do të përgjigjet lidhur me natyrën e plagëve e sa plagë i ka marr.

Një propozim i tillë nuk u kundërshtua nga i akuzuari Kryeziu, prokurorja Limani, i dëmtuari Petrit Xhemshiti, kurse mbrojtësi i viktimave tha se ia lë në diskrecion gjykatës.

Më pas, trupi gjykues përmes aktvendimit miratoi propozimin e avokatit Latifaj për dëgjimin e ekspertit mjeko-ligjor, Arsim Gërxheliu.

Bazuar në këto rrethana seanca e sotme u shty, ndërsa e radhës u caktua më datë  6 shtator 2023.

Po ashtu u vendos që me thirrje do të ftohet eksperti i mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu, ndërsa gjykata do të lëshoj urdhëresë për të pandehurin Kryeziu dhe dëshmitari Haxholli.

Ndryshe, i Kryeziu akuzohej edhe për veprën penale mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve, vepër për të cilën kishte pranuar fajësinë me 16 janar 2023 gjatë shqyrtimit fillestar.

Kurse, për të miturin A.K. është zhvilluar një procedurë tjetër dhe i njëjti është dënuar tashmë.

Sipas aktakuzës së ngritur me 29 dhjetor të vitit 2022, thuhet se me 10 dhjetor 2021, rreth orës  21:25, në rrugën “Tom Lantosh” në fshatin Hajvali, Komuna e Prishtinës, dyshohet se i akuzuari Shkumbin Kryeziu me të miturin A.K në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje e rënd dhe mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas aktakuzës  pasi kanë zbritur nga autobusi dëshmitari Kujtim Pacolli me tani të ndjerin V.Xh, në të cilin autobus ishte edhe i pandehuri Shkumbin Kryeziu, tani i ndjeri V.Xh dhe dëshmitari Kujtim Pacolli janë nisur në drejtim të shtëpisë së tyre duke i rënë rrugës më të shkurtë në oborrin e shkollës “Afrim Gashi” në Hajvali, ku te oborri i shkollës ishin i mituri A.K., dëshmitarët Gojart Sejdiu dhe Mirsad Haxholli, ku i mituri A.K. i drejtohet tani të ndjerit V.Xh me falët “çka po më kqyr”.

Ndërsa tani i ndjeri V.Xh ia kthen duke e sharë nga distanca prej rreth 3 metra, dhe të njëjtin moment i mituri A. nxjerr thikën nga xhepi i djathtë, derisa dëshmitari Kujtim ka reaguar menjëherë duke i thënë tani të ndjerit V.Xh “ik se ka thikë” dhe në ato momente ka arritur i pandehuri Shkumbin Kryeziu, i cili me thikë në dorë së bashku më të miturin A.K e kanë ndjekur tani të ndjerin V. me të cilin në ikje ishte dëshmitari Kujtim Pacolli, ku i njëjti është rrëzuar, ndërsa i pandehuri Shkumbin me të miturin A. kanë vazhduar ta ndjekin tani të ndjerin V. që të dy me thika në duar dhe nga hakmarrja për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme që kishte i pandehuri Shkumbin Kryeziu me të ndjerin V.XH me dashje që ta privojë nga jeta.

Tutje sipas aktakuzës  i pandehuri Shkumbi  dhe i mituri A. e godasin me thika në trup tani të ndjerin V. mirëpo ata kanë vazhduar që ta ndjekin dhe derisa ishte duke shkuar dëshmitari Kujtim në drejtim të tani të ndjerit V.Xh i pandehuri dhe i mitur i janë vërsulur me thika në dorë dëshmitarit Kujtim duke i thënë “Ik  se ta bajna ma zi se atina”.

Sipas aktakuzës dëshmitari Kujtim ka vazhduar në drejtim të tani të ndjerit V. i cili në ato momente ishte ende duke ikur kur përnjëherë ishte rrëzuar për toke dhe ka qenë i tërë i mbuluar me gjak, duke iu drejtuar dëshmitarit Kujtim me fjalët “thirre emergjencën” e pas kësaj nuk ka qenë në gjendje të flasë , ndërsa rreth orës 23:25 ka ndërruar jetë në QKUK, si pasojë e plagëve të marra.

Me këtë i pandehuri Shkumbin Kryeziu ne bashkëkryerje me të miturin A.K ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par. 1 pika 1.8 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë , në vendin, kohën dhe ditën e njëjtë si në dispozitivin I të kësaj aktakuze, i pandehuri Shkumbin Kryeziu në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë, ka mbajtur në pronësi armë, përkatësisht një thikë me gjatësi 6 cm, me mbishkrim “Leatherman Sidekick” të cilën e ka përdorur për ta kryer veprën penale si ne dispozitivin nën 1 të aktakuzës dhe të cilën policia e kanë gjetur dhe sekuestruar nga pandehuri Shkumbin Kryeziu. gjate arrestimit te tij.

Me këtë i pandehuri Shkumbin Kryeziu, ka kryer veprën penale Mbajtje në pronësi kontroll dhe posedim të paautorizuar të armeve nga neni 366 par. 1 të KPRK –Së./BetimipërDrejtësi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img