Site icon PrishtinaPress

Gjykimi për hedhjen e gazit lotsjellës në vitin 2015 në Kuvend, sot mbahet seancë

Sot është caktuar të mbahet seanca lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës, që pritet të fillojë në orën 11:00, raporton Gazeta Sinjali.

Të akuzuar janë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deputetët Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, si dhe ish-deputeteve Besa Baftiu, Aida Dërguti dhe Teuta Haxhiu.

Gjykimi për këtë rast dështoi të mbahet më 23 tetor, pasi munguan Konjufca, Lekaj, Kadrijaj, Baftiu e Dërguti.

Exit mobile version