4.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjykimi për armëmbajtje pa leje dhe rrahje, dëshmitari thotë se ish-zyrtari policor e kishte goditur me armë në kokë

I dëmtuari në cilësi të dëshmitarit, S.Z ka deklaruar se në ditën kritike ishte goditur me armë në kokë nga ish-zyrtari policor M.S.

Një deklarim të tillë dëshmitari S.Z e ka bërë të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë në rastin ku, M.S po akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe lëndim të lehtë trupor, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Fillimisht dëshmitari Z. ka sqaruar se në ditën kritike ishte sharë nga dy zyrtarët policor në atë kohë P.S dhe M.S  pas iu kishte tërhequr vërejtën të njëjtëve për zhurmë, sipas tij, pasi që të njëjtit i kishin marrë armët e kishin sulmuar.

“Kam dal jashtë në oborr, para ndërtesës dhe ju kam drejtuar banesë. (ata kanë qenë brenda në banesën e tyre katin e dytë) dhe i kam thënë boll më zoti ju marroftë se na bëtë horë, masi që e kam kry fjalën më ka thënë na prit aty posht se “kemi me ta q* nanën”, Pastaj tu hy në banesë time më kanë sulmuar fizikisht pastaj më kanë sulmu, i kanë rapit armët dytë dhe më kanë sulmu fizikisht me kontakt të alltis deri në alivanosje”, ka thënë ai.

Sipas tij, i akuzuari, M.S e kishte goditur me armë në kokë, në drejtim të veshit të majtë, kurse me pas nuk mban mend sepse e kishte humbur vetëdijen.

Më pas, dëshmitari ka theksuar se kur kishte ndodhur sulmi kishte qenë vetëm, por më pas me të dëgjuar bashkëshortja e tij britmat dhe përplasjen e derës, e njëjtën kishte dal dhe e kishte futur brenda të gjakosur, po ashtu të gjakosur e kishte parë edhe djali i tij, atëherë 12 vjeçar.

Ndër të tjera, dëshmitari Z. ka thënë se në atë kohë ishte marrë me tregti me marrë me tregti farmaceutike.

Ai ka theksuar në atë kohë nuk kishte pasur probleme me askënd, kurse në atë kohë për këtë rast kishte lajmëruar rastin dy herë në polici.

“Policia më ka thënë nuk guxojmë me iu shku se janë të rrezikshëm”, tha ai.

Në fund i njëjti ka deklaruar se qëndron prapa deklaratave të dhëna më parë në polici dhe prokurori për këtë çështje penale, duke shtuar se ato që i ka thënë atëherë dhe ato që i ka deklaruar në këtë gjykatë janë të vërteta.

Seanca e radhës në këtë çështje penale u caktua më 1 gusht 2023.

Ky rast ka qenë duke u gjykuar në Departamentin e Krimeve të Rënda, por nga nëntori i vitit 2019, është duke u gjykuar në Departament të Përgjithshëm Penal, pas vepra me të cilën akuzohet i akuzuari M.S tani gjykohet në këtë departament.

Po ashtu në këtë rast ka qenë i akuzuar edhe P.S, mirëpo ndaj tij rasti është veçuar dhe përfunduar sa ka qenë duke u gjykuar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës më 28 tetor 2010, M.S dhe P.S po akuzohet se me datë 17 qershor 2005, rreth orës 23:50 në Fushë-Kosovë, lagja “Kolonia” në korridorin e ndërtesës se banimit të të dy të akuzuarve M. S dhe P.S, të njëjtit pas një grindjeje me të dëmtuarin-dëshmitarin S.Z, i cili banon në të njëjtën ndërtesë, për shkak të zhurmës që është shkaktuar nga ana e të akuzuarve me dy partneret e tyre, ku në ndërkohë i dëmtuari Z. pasi ia tërheq vërejtjen dy të akuzuarve që ta ndalin zhurmën, të njëjtit me revolet e tyre zyrtare të policisë me dashje e kanë kërcënuar të dëmtuarin S.Z., duke ia drejtuar të njëjtat në drejtim të tij e pas kësaj kanë filluar që ta rrahin, duke e goditur me revole në kokë e gjithashtu edhe me grushte nëpër pjesë të ndryshme të trupit, me ç’rast si pasojë e këtyre goditjeve të dëmtuarit Z. i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këtë rast të akuzuarit e lartcekur në bashkëkryerje ngarkohen sa kanë kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi në kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, nga neni 328 par. 1. lidhur me nenin 23 te KPPK-se, dhe “Lëndimi i lehtë trupore”, nga neni 153 par. 2 lidhur me par. 1 nën par, 4 lidhur me nenin 23 të KPPK-ës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img