Gjykata Supreme përmes një përgjigjje për Betimi për Drejtësi, ka thënë se e kanë njoftuar Gjykatën e shkallës së parë se ata vet duhet të vendosin nëse do t’i gjykojnë në mungesë të akuzuarit e Banjskës, që s’po i dorëzon Serbia.
“Pas shqyrtimit të kësaj kërkese, Gjykata Supreme përmes përgjigjes me shkrim e ka njoftuar paraqitësin e kërkesës, se “asnjëherë nuk jep mendime juridike për dilemat që i ka gjykata e shkallës së parë në interpretimin e ndonjë dispozite gjatë procedimit të çështjeve të hapura penale, e të cilat me vonë do të mund te ngritën edhe në Gjykatën Supreme të Kosovës”. Prandaj, Gjykata Supreme, konsideron se është në diskrecionin e gjyqtarëve që të vendosin ashtu siç e vlerësojnë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Supreme.
Gjykata e shkallës së parë nuk vendosi në lidhje me atë se a do të gjykohen në mungesë ose jo të akuzuarit, por paradoksalisht e pyeti Supremen për këtë çështje, pa vendosur fillimisht vet, ashtu siç i takon.