3.3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Gjykimi në Hagë, dëshmitari: Gjëja më e keqe që i ndodhte dikujt ishte t’i thoshin kolaboracionist

Dëshmitari i 24-të në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka thënë që gjëja më e keqe që ka mundur t’i ndodhte dikujt ishte të përshkruhej si kolaboracionist.

Ai deklarimin e dha gjatë sesionit privat, ku është pyetur në pyetjet plotësuese nga avokati Gregory Kahoe, raporton Betimi për Drejtësi.

Sipas dëshmitarit, një term i tillë është i ulët dhe nënçmues për të gjithë popullin.

Atij i janë bërë pyetje plotësuese nga ekipet mbrojtëse, të bazuara nga pyetjet paraprake të trupit gjykues.

Dëshmitari i tha avokatit Ben Emmerson që është e saktë që oficerët serbë ishin të maskuar kur kryenin detyra të caktuara në Kosovë, dhe se është po ashtu e vërtetë që në daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tre pjesëtarët e UÇK-së kishin maska kur nderuan me tri të shtëna mësuesin e rënë.

“Po ishte e zakonshme, ndoshta edhe e nevojshme për ta, unë nuk kam bart’, ka thënë dëshmitari kur u pyet nëse ishte e zakonshme që pjesëtarët e UÇK-së të vinin maska kur kryenin sulme në operacione të izoluara ushtarake brenda Kosovës nga fundi i 1997-ës e deri në qershor të 1998-ës.

Ai u pyet edhe për kidnapimin e Jakup Kastratit dhe Cen Deskut, për çka tha se nuk kishte kryer hetim dhe se s’kishte qenë pjesë e bisedave të pasluftës.

“E para, nuk ishte në zonën time, i takon komunës së Malishevës dhe e dyta, nuk ka pas mandat të hetoj’’, ka thënë ai kur u pyet se pse nuk i kishte bërë këto dyja.

Ai pohoi se ata i ka takuar vetëm pas luftës, sapo ajo kishte mbaruar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img