1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon në qershor

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të dalin para turpit gjykues përsëri më 12 qershor kur pritet të vazhdojë paraqitja e provave nga ana e Prokurorisë.

Dëshmitari i shtatë i cili mban kodin W-01236, ka dëshmuar nën masa mbrojtëse.

Intervistimi nga prokurori Nathan Quick është bërë në seancë të mbyllur meqë sipas ZPS-së pyetjet lidheshin me një incident të veçantë përmes së cilit mund të identifikohet dëshmitari.

Por, një pjesë e dëshmisë së dhënë për avokatin e viktimave është zhvilluar në seancë të hapur për publikun.

Ndërsa gjatë paradites ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të gjashtë, i cili sikur pesë të tjerë që dëshmuan në këtë çështje, kishte masa mbrojtëse.

Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img