3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjykimi ndaj Salih Mustafës, ZPS-ja paraqiti disa fotografi si dëshmi për akuzat ndaj ish-komandantit të UÇK-së

Në Hagë sot ka nisur gjykimi ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ka paraqitur fakte në bazë të së cilave thuhet se kanë ngritur aktakuzën ndaj komandant “Calit”. ZPS-ja ka paraqitur para gjykatëses disa fotografi, si dëshmi e asaj për të cilën akuzohet Sali Mustafa. Në këto fotografi paraqitet edhe shtëpia në Zllash ku supuzohet nga Specialja se janë kryer krimet nga ana e Mustafës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), argumentoi se viktimat ishin mbajtur në një qendër ndalimi në Zllash, dhe se ishin cilësuar si kolaboracionistë në luftë, shkruan Telegrafi. ZPS ka thënë se ndërtesa në Zllash ku supozohet se janë kryer krimet ishte dykatëshe dhe e izoluara nga strukturat e tjera.

ZPS-ja më tej ka treguar se Salih Mustafa ishte udhëheqës i një grupi të quajtur “BIA”, dhe se simboli i njësitit “BIA” ishte skifteri.

Më poshtë ua sjellim fotografitë që prezantoi ZPS-ja sot në gjykim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img