2 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon më 9 janar 2024

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia njoftoi se gjykimi ndaj Pjetër Shalës do të rifilloj më 9 janar 2024 dhe sot është hera e fundit që mbajnë seancë për këtë vit.

Përpara se të bëjë këtë njoftim, Mappie Veldt Foglia dha katër urdhra në këtë çështje gjyqësore.

Gjyqtarja Mappie Veldt-Foglia dha urdhër që përfshinte mbylljen e afatit për paraqitjen e provave nga mbrojtja. Trupi gjykues ka caktuar 15 janarin 2024 ku parashikohet që të bëhet mbyllja e paraqitjes së provave nga mbrojtja.

Njëra prej urdhrave ishte lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Pjetër Shalës, për të thirrur dëshmitarin ekspert, Stefan Learts që të jep dëshmi në sallën e gjyqit.

“Trupi gjykues nuk pajtohet me argumentin e mbrojtjes se akt-ekspertiza e z.Lerts dhe përgjigjet me shkrim janë të pamjaftueshme dhe se palët janë të paqarta dhe për rrjedhojë ai duhet të vijë fizikisht. Rrjedhimisht, trupi gjykues konstaton se mbrojtja nuk ka dhënë arsye të mjaftueshme për të thirrur z.Lerts që të jep dëshmi në sallën e gjyqit fizikisht dhe rrezon kërkesën e mbrojtjes lidhur me këtë pikë”, tha Mappie Veldt-Foglia.

Sipas asaj që tha Veldt-Foglia, mbrojtja e Pjetër Shalës kishte bërë kërkesë që dëshmitari ekspert Stefan Lerts të jep dëshmi fizikisht në sallën e gjyqit.

“Lidhet me kërkesën e mbrojtjes për të thirrur dëshmitarin ekspert z.Stefan Lerts që të jep dëshmi në sallën e gjyqit. M 8 nëntor mbrojtja dorëzoi kundërshtimin e mbrojtjes sa i takon pranueshmërisë së raportit të dëshmitarit ekspert të mbrojtjes së viktimave dhe kërkon që të thërret dëshmitarin dhe të jep dëshmi live”, tha Mappie Veldt-Foglia.

Po ashtu sipas kryegjyqtarës, mbrojtja kishte kundërshtuar edhe akt-ekspertizën e këtij eksperti si provë mbi bazën se është i pabesueshëm dhe nëse ka ndonjë vlerë provuese ajo dëmtohet për shkak të efektit cenues.

“Mbrojtja kundërshton pranueshmërinë e akt-ekspertizës si provë mbi bazën se është i pabesueshme dhe nëse ka ndonjë vlerë provuese ajo dëmtohet për shkak të efektit cenues. Mbrojtja parashtron se në qoftë se trupi gjykues pranon akt-ekspertizën e Z.Learts si provë, ai të thirrët të jep dëshmi në sallën e gjyqit. Mbrojtja argumenton se përgjigjet me shkrim që ka dhënë z.Lert për mbrojtjen janë të pamjaftueshme dhe të vagullta dhe të mos thërrasësh dëshmitarin ekspert të jep dëshmi, cenon të drejtën themelore të z.Shala. me 20 nëntor të këtij viti, mbrojtësi i viktimave dorëzoi përgjigjen ndaj mbrojtjes me numër 723 ku parashtron se argumentet e paraqitura nga mbrojtja janë të vagullta dhe të pabazuara”, tha Veldt-Foglia.

Ajo i kujtoi palëve edhe vendimin për procedurat zhdëmtuese të cilat duhet të kryheshin me shkrim dhe sipas kësaj, eksperti Lerts nuk do të thirrej për të dhënë dëshmi fizikisht

“Si fillim, trupi gjykues rikujton vendimin që procedurat zhdëmtuese parimisht duhet kryer me shkrim dhe se Z.Leart nuk do të thirrej për të dhënë dëshmi live në prani fizike, pra në përjashtim të rasteve kur mbrojtja i jep trupit gjykues arsye për të marrë një vendim të ndryshëm. Trupi gjykues rikujton me tejë se në kundërshtim me parashtrimet e mbrojtjes në kontekstin e proceseve gjyqësore zhdëmtuese rregulla 168 e rregullores së procedurës dhe provave… trupi gjykues vërenë se mbrojtja ka pas mundësi të njihet me raportin që ka mbajtur z.Lerts dhe të dorëzoj pyetje me shkrim për dëshmitarin ekspert megjithatë mbrojta i ka paraqitur kundërshtimet sa i takon vlefshmërisë së këtij raporti si provë dhe me teje ka paraqitur provat e veta nga një ekspert në kundërpërgjigje të raportit të z.Lerts”, tha Mappie Veldt-Foglia.

Ndërsa urdhri i dytë dhe i tretë i Mappie Veldt-Foglia u dha me përmbajtje të redaktuar për publikun.

Vlen të theksohet se dëshmitari i cili sot dha dëshmi ishte i fundit për këtë bllok të dëshmitarëve dhe se në janar do të vazhdohet me dëshmitarin e ardhshëm. Kështu, të gjitha seancat tjera të parapara për këtë vit u anuluan.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img