0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, dëshmitari: Babi im punoi polic – si familje ishim të njohur për përkrahjen e LDK-së

Në Hagë sot po vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. Dëshminë e tij është duke e dhënë dëshmitari i parë i mbrojtur.

Gjyqtarja e njoftoi dëshmitarin e mbrojtur se atij nuk do t’i përmendet emri, se i ndryshohet zëri në transmetim dhe nuk do t’i shihet fytyra.

Gjyqtarja gjithashtu sqaroi se kur do të flitet për detaje që mund të zbulojnë identitetin e tij, atëherë do të kalohet në seancë private.

Dëshmitari i cili është emëruar TW4-08, gjatë dëshmisë së tij tha se babi i kishte punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Dëshmitari u pyet nëse punësimi në polici i babait të tij, ka ndikuar tek marrëdhëniet që ka pasur familja e tij me komitetin.

“Besoj se për atë arsye e kanë vënë në pension të dhunshëm”, tha dëshmitari, të cilit iu kërkua të jepen hollësi.

“Në komunitetin ku kemi jetuar, gjithçka ka qenë në rregull. Ka qenë në marrëdhënie të mira dhe ka pasur kontakte me persona të njohur në komunë dhe në mbrojtjen e atij rajonit të Dushkajës, nuk ka lënë asnjë gjë joligjore të bëhet”, tha dëshmitari.

Dëshmitari TW4-08 tutje tha se si familje kanë qenë të njohur si përkrahës të LDK-së, dhe se babi i tij nuk kishte qenë aktiv politikisht nga viti 1997-1998.

Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Më 19 prill 2021, Shala pati paraqitjen e tij të parë para gjykatësit të procedurës paraprake dhe u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj Shalës filloi më 21 shkurt 2023, ku i njëjti u deklarua i pafajshëm, ndërsa Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave paraqitën deklaratat hyrëse./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img