2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Gjykimi ndaj Limajt merr kthesë të papritur

Gjykimi i Fatmir Limajt në rastin e MTPT-së mori një kthesë të papritur kur prokurori Charles Hardaway, në seancën e ditës së martë, u pajtua me kërkesën e avokatit të Limajt, Karim Khan, i cili kërkoi nga trupi gjykues që dëshmia e dëshmitarit tashmë të ndjerë, Mehmet Shkodra e dhënë në Agjensionin Kundër Korrupsion të veçohet nga shkresat e lëndës.
Deklarata e Mehmet Shkodrës e dhënë në Agjensionin Kundër Korrupsion, ishte një nga provat e propozuara nga prokurori Hardaway në aktakuzën e ashtuquajtur të konsoliduar.
Avokati Karim Khan, i cili rishtazi u bë pjesë e ekipit të Limajt së bashku me Tahir Rrecajn, në seancën e ditës së martë para trupit gjykues kërkoi që deklarata e dëshmitarit Mehmet Shkodra dhe transkriptet e asaj deklarate të mos veçohen nga provat e tjera në rastin Limaj.
Khan për këtë përmendi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, që e ka vërtetuar se ato prova janë të papranueshme.
Në seancën e sotme prokurori Hardaway para trupit gjykues tha se e pranon kërkesën e avokatit Khan për veçimin e atyre provave porse tha se do të vazhdojë t’u referohet atyre.
Dëshmitari Mehmet Shkodra kishte vdekur në një aksident trafiku në vitin 2010 në Austri ndërsa mbrojtja e Limajt asnjëherë nuk e ka pasur mundësinë që ta marrë në pyetje atë.
Çështjen e papranueshmërisë së deklaratës së dëshmitarit Mehmet Shkodra disa herë e ka ngritur në seancë edhe avokati Tahir Rrecaj, por vetëm kur ajo u tha nga goja e avokatit nga Londra Karim Khan, si duket u mor parasysh nga prokurori Hardaway.
Në seancën e ditës së nesërme do të dihet edhe qëndrimi i trupit gjykues lidhur me këtë çështje pasi që seanca e ditës së sotme u desh të ndërpritej pas pauzës së drekës sepse gjyqtari vendor i trupit gjykues kishte dy gjykime me paraburgim.
Në seancën e nesërme po ashtu do të dihet edhe për fatin e kërkesës së prokurorit Hardaway për përjashtimin e avokatit të Nexhat Krasniqit dhe po ashtu edhe të dëshmitarit të prokurorisë në këtë rast, Adem Grabovcit.
Në këtë proces Fatmir Limaj po akuzohet krim të organizuar lidhur me veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Për të njëjtat vepra si Limaj- krim të organizuar dhe shpërdorim detyre ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.
Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik. /KALLXO.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img