3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të martën me provat e ZPS-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë përfunduar deklaratat hyrëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, mbrojtësit të viktimave dhe ekipeve të mbrojtjes të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykimi do të vazhdojë të martën më 11 prill në orën 09:00, kur ZPS-ja do të prezantojë provat me thirrjen e dëshmitarëve.

“Do të takohemi të martën më 11 prill në orën 09:00 për të filluar me prezantimin e provave nga ana e ZPS-së”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, teksa përmbylli ditën e tretë të gjykimit.

Ndryshe, e fundit që mbajti deklaratat hyrëse ishte mbrojtja e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Në ditën e tretë të gjykimit, avokatja Venkatesëari Alagendranë mohoi të gjitha akuzat e Prokurorisë dhe tha se Krasniqi nuk është përfshirë në çështjet opreacionale ushtarake./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img