Site icon PrishtinaPress

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në seanca të mbyllura, ekspertët: S’ka transparencë, dëshmitë nuk janë kredibile

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në shumicën e kohës është zhvilluar në seanca të mbyllura. E kjo sipas ekspertëve paraqet mostransparencë të punës së Speciales.

Madje sipas tij, dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur nuk janë kredibile dhe se i gjithë ky proces është dizajnuar për të dëmtuar imazhin e Kosovës.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, tha se masat restriktive në seanca janë jashtëzakonisht të rënda, në kuptimin që shumë dëshmi nuk mund të dëgjohen fare.

Ai ka shtuar se Fondi po tenton që t’i monitorojë të gjitha seancat. Por sipas tij, deri më tani nuk mund të konstatohet nëse procesi është fer, për shkak të mosqasjes së duhur.

“Ne po tentojmë që t’i monitorojmë të gjitha proceset gjyqësore para Dhomave të Specializuar të Kosovës në Hagë. Sigurisht procesi kryesorë, pra procesi më i madh është procesi kryesor kundër Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit. Ende është faza e dëgjimit të dëshmitarëve. Nuk mund ta vlerësojmë në këtë moment fare se sa është duke u zhvilluar në mënyrë të drejt ky gjykimi. Për shkak se ne nuk jem në gjendje të përcjellim secilin seancë gjyqësore deri në fund. Fakti është që shumice dërmuese e dëshmitarëve të Prokurorisë janë me identitet të mbrojtur. Nuk është problem që nuk e dimë identitetin e tyre, problemi është që masat restriktive në seanca janë jashtëzakonisht të themi të rënda në kuptim që shumë nga dëshmitë e tyre nuk mund t’i dëgjojmë fare”.

“Nuk mund t’i dëgjojmë as dëshmitë e as shumicën e pyetjeve që parashtrohen nga pala e vetëmbrojtjes dhe nuk e dimë se për çka po bëhet fjalë. Pa dyshim te mbrojta, pra avokatet e të akuzuarve dhe të akuzuarit i dëgjojnë këto dëshmi, pra nuk po pretendoj që ka fabrikim e kështu më radhë mirë, por ne si publikë nuk mund t’i dëgjojmë këto dëshmi. Mbete të presim përfundimi e krejt procesit gjyqësor për të parë se sa fer është zhvilluar ky gjykim”, tha ai. 

Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka thënë se i gjithë procesi i gjykimit të krerëve në Hagë është proces politik që sipas tij, është dizajnuar që të dëmtoj imazhin e Kosovës, raporton EO. Ai tha se duke u bazuar në mbarëvajtjen ë këtij gjykimi, beson që ky proces do të përfundojë më pafajësinë e të akuzuarave.

“Përjetimi ynë është që i gjithë procesi është një proces politikë dhe i cili në fakte është i dizajnuar në atë mënyre që të tentoje të dëmtojë imazhin e Kosovës, vet fakti që natyra e këtij procesi është shumë  e mbyllur vet fakti që ma shumë ka dëshmitarë që nuk njihen për publikun tregon që prokuroria nuk ka argumente të mjaftueshme të cilat ajo më qejf do t’i bënte publike dhe do t’ia servonte opinionit. Bindja ime është që gjithë ky proces në fund do të përfundojë më pafajësinë e të akuzuarave për shkak se nga ajo që është pa deri tash ka pasur edhe dëshmitar që në të vërtete e kanë pranuar edhe vet që kanë operuar më burime serbe dhe kjo do të ishte në një fare mënyre si të mbahet një proces gjyqësore, fjala vjen gjykatat serbe jo për ta barazuar gjykatën speciale më gjykatën serbe, por nëse burimet dhe dëshmitarët janë serbë atëherë padyshim që kjo vjen në sprovë serioze legjitimitetin e Gjykatës Speciale”, tha ai.

Ai duke folur për seancat e mbyllura për publikun tha se ato janë duke u mbajtur të mbyllura pasi dëshmitë nuk janë kredibile. 

“Unë besojë që vet fakti që janë të mbyllura ne nuk kemi informata dhe nuk dimë se si ta vlerësojmë por logjikisht po thamë po të kishte dëshmi kredi bile të forta prokuroria do të insistonte që ato të ishin të hapura dhe jo të mbyllura”, tha ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po përballen me akuza për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999./EO

Exit mobile version