Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, iu është drejtuar përmes një letre publike gjykatësit të Speciales, Nicolas Guillou.
Kelmendi ka kërkuar nga Guillou që të merren parasysh kërkesat e avokatit të Gucatit që i njëjti të mbrohet në liri.
Kjo është letra e tij e plotë:
LUTJE PËR LIRIM TE HYSNI GUCATI NGA BURGU HETUES NE HAGE – TE MBROHET NË LIRI
Letër edhe publike – Gjykatësit francez Nicolas Guillou, i angazhuar në Dhomat e specializuara të Sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës, tani gjyqtar në Hagë i të akuzuarit Hysni Gucati, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës.
I respektuari Gjyqtari Guillou,
Avokati mbrojtës i Z. Hysni Gucati, Z. Jonathan Ellison Rees, bëri kërkesë që klienti i tij, Z. Hysni Gucati, të mbrohet në liri. Për atë kërkesë ai paraqiti arsyetime sociale dhe humanitare, pos atyre juridike. Ato juridike nuk i vlerësojë dot, sepse nuk jam jurist.
Prokurorja, Z. Valiria Bolici, kërkoi që, megjithatë, Z. Gucati të mbahet në burg hetues, duke arsyetuar në mënyrë e saj, për çka, gjithashtu, nuk jam kompetent të vlerësoj.
Unë po ju lutem Juve që të favorizoni arsyetimet sociale dhe humanitare që paraqiti Avokati.
Nëse vërtet dyshoni se Z. Gucati nuk do t’u përmbahet detyrimeve, në rast se Ju do ta lironit të mbrohet në liri, po paraqitëm unë vullnetar të vi në vend të tij në burg hetues, sepse e besoj Z. Gucati që nuk do të nepërkëmbë detyrimet që do t’i vendosni Ju. E bëj këtë për arsye humanitare, meqë nuk ndihem mirë që ai, me atë gjendje sociale e humanitare, të vuaj në burg hetues në Hagë, por edhe sepse ndiej obligim moral për kontributin dhe sakrificat e tij në Luftën e drejtë, çlirimtare, që bëri Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër pushtimit nacionalist-neofashist serb.
Po të isha i pasur, do jepja miliona, nëse do t’i vendosnit Ju, si kusht garantues. Përndryshe, caktoni një shumë dhe besoj se do të ketë biznimen që do t’i jep. Bile, edhe Qeveria e Republikës së Kosovës, besoj, do të ofron cilindo garanci që do t’ia kërkonit Ju.
Ju lutëm, evitoni keqkuptimin, që si francez, jeni i kapur nga serbofilia e ish ushtarakëve nacionalistë francezë, të cilët në Francë imponuan një miqësi përkrahëse ndaj nacionalizmit serbomadh.
Ndoshta nuk e dini, që kur Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Dhomat e specializuara, unë kam shpreh gatishmëri për të infromuar e dëshmuar për ato që di, meqë isha protagonist i zhvillimeve para dhe gjatë Lufet (1998-1999), – si anëtar i Kryesisë së LPK-së, – e cila e ka themluar UÇK-në, – dhe se përgjegjës i Fondit në Gjermani për grumbullim të ndihmave financiare për UÇK-në.
Uroj të miratoni ndonjërën nga lutjet e mia, që Z. Hysni Gucati t’i mundësohet mbrojtja në liri.
Me respekt,
Ibrahim Kelmendi