1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Gjykatësi urdhëron prokurorinë të dorëzojë listën me 40 dëshmitarët e parë deri më 18 nëntor

Në konferencën e 14 mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, gjykatësi urdhëroi ZPS-në që deri më 18 nëntor 2022 të dorëzojë një listë paraprake me 40 dëshmitarët e parë që synon t’i thërras.

Gjithashtu, ai ka urdhëruar mbrojtjen që të dorëzojë deri më 28 tetor 2022 njoftimet për alibi, ose arsyet që përjashtojnë përgjegjësi penale dhe ka urdhëruar mbrojtja të dorëzojë njoftim për çfarëdo mundësie hetimore unike që do të përdorë, deri më 7 tetor 2022.

Urdhëroj në bazë të rregullës 95 2e të rregullores, mbrojtjen që deri më 18 nëntor 2022 të bëjë njoftim nëse ka ndërmend të ngrejë kundërshtime në lodhje me materiali e nxjerrë, për aq sa është e mundur. Urdhëroj ZPS-në të dorëzojë deri më 28 tetor 2022 një njoftim në dosjen e çështjes se kur redaktimet në aktakuzë planifikohen të hiqen në përputhje me sistemin aktual të masave mbrojtëse. Urdhëroj ZPS-në të dorëzojë një listë të përkohshme dhe paraprake të 40 dëshmitarëve të parë që synon t’i thërras në gjykim deri më darën 18 nëntor 2022”, ka thënë gjykatësi i procedurës paraprake.

Mbrojtja e Kadi Veseli ka kërkuar caktimin e një përfaqësuesi brenda Qeverisë së Kosovës, i cili do të shërbente si pikë kontakti për të përshpejtuar kërkesat e mbrojtjes, për ndihmë dhe informacion. Sipas mbrojtjes, kjo pikë kontakti do të ishte e dobishme, në veçanti, tani kur po afrohet fillimi i gjykimit. Gjykatësi i procedurës paraprake ka kërkuar nga Zyra Administrative që të kontaktojë me autoritetet përkatëse në Kosovë për të gjetur një zgjidhje sipas kërkesës së mbrojtjes.

Nga mbrojtja e Veselit kanë thënë se një kërkesë e tillë ka dalë gjatë punës së përgatitjes së mbrojtjes.

Kjo kërkesë doli përgjatë punës së përgatitjes sonë, kemi një sërë kërkesash së rregullës 102 që janë gati të dërgohen autoriteteve përkatëse në Kosovë, para se ta bënim menduam se ishte më vend ta linim këtu çështje këtu, edhe për shkak të vëllimit të informacionit në këtë gjykim, që ka shumë gjasë të prodhojë një numër shumë të madh kërkesash që do të thotë se do vërshojë dhe do të përdorë shumë burimet e mbrojtjes dhe gjyqësorit. Ka edhe kuptim për të transmetuar informacionin konfidencial. Këto janë arsyet kryesore pse lindi kjo kërkesë, mendojmë se do të ishte shumë efikase të kishim një pikë kontakti të vetme i cili do të mbledh të gjitha kërkesat e mbrojtjes në këtë drejtim, dhe mendoj që është veçanërisht dobishëm sepse po i afrohemi fillimit të gjykimit e na duhet informacion që do të shërbejë si bazë e këtyre kërkesave, 30 ditë përpara se të vijë dëshmitari për të dhënë dëshmi”, ka thënë avokati Strong, pjesë e ekipit të mbrojtjes së Veselit.

E avokati i ish presidentit Thaçi, Gregory Kehoe ka thënë se është e nevojshme që gjykata të kishte një sallë ku do të vendoseshin dosjet që zyra e Prokurorit të Specializuar, i ka marrë nga autoritetet kosovare.

Problemi ynë është që kur kemi shkuar të autoritetet kosovare dhe kemi kërkuar dosje për çështjet penale na kanë këshilluar që kopjet fizike t’i jepeshin ZPS-së për një sërë materialesh që kemi kërkuar dhe këto materiale këto kopje fizike tashmë janë në zotërim të ZPS-së, tani për të marrë këto informacione, këto materiale nga autoritetet e Kosovës do të ishte më mirë që gjykata të kishte një sallë këtu, një zyrë ku ZPS të vendosë të gjitha dosjet që ka marrë nga autoritetet kosovare në mënyrë që edhe ne t’i shihnim, dhe nëse ka nevojë të fotokopjojmë diçka nga ato”, ka thënë Kehoe.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka ftuar Zyrën Administrative të kontaktojë autoritetet përkatëse dhe të gjendet një zgjidhje sipas kërkesës së mbrojtjes.

Ai ka thënë se do të bëjnë përpjekje që të gjejnë një zgjidhje pa pasur nevojë të lëshohet urdhër.

Konferenca e radhës mbi ecurinë e çështjes ndaj Thaçit dhe të tjerëve pritet të mbahet në fund të muajit tetor.

Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img