Në Gjykatën e Posaçme në Shqipëri, zhvillohet këtë të enjte seanca e parë ndaj Fredi Belerit.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës pritet që të jetë i pranishëm në seancë. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e akuzon Belerin për korrupsion zgjedhor.
Beleri ndodhet në paraburgim që nga data 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale i arrestuar me akuzën e blerjes së votave tek i infiltruari i policisë.
Në seancën paraprake do vendoset nëse dosja hetimore e Belerit e përgatitur nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim do të kalojë apo jo për gjykim.
Pritet që seancën e parë gjyqësore ndaj Belerit ta monitorojë edhe një delegacion nga Dhoma e Avokatëve të Athinës.