16.9 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata vendos për të akuzuarit që pranuan fajësinë në rastin ‘Subvencionet 2’

Gjykata në Prishtinë sot ka marrë aktgjykim ndaj Dukagjin Dedaj, Sadri Berishës dhe Pashkë Krasniqi, pasi që kishin pranuar fajësinë për dhënie ryshfeti, pranimin e fajësisë për dhënie ryshfet e mashtrim me subvencione e ka bërë edhe Ramadan Zeqiraj.

Blerim Mulliqi dhe Bekim Bruqi në seancën e kaluar ishin deklaruar se qëndrojnë në tërësi pranë arritjes së marrëveshjes për pranim të fajësisë të bërë mes tyre dhe prokurorisë.

Duke marrë për bazë pranimin e fajësisë nga të pandehurit gjykata ka marrë aktgjykim ku të njëjtit i ka shpallur fajtor.

Dukagjin Dedaj, Pashkë Krasniqi dhe Sadri Berisha, secili veç e veç për dhënie ryshfeti, nga gjykata janë dënuar me 1 mijë euro dënim me gjobë dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh i cili dënim mund të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 4 mijë euro.

Ramadan Zeqirajn gjykata e ka gjetur fajtor për mashtrim me subvencione, i njëjti është dënuar me gjobë në shumën prej 5 mijë euro dhe i njëjti do të bëjë kompensimin e dënimit që i është shkaktuar buxhetit të shtetit në shumën prej 12 mijë euro.

Zeqiraj për dhënie ryshfeti është dënuar me 1 mijë euro dënim me gjobë dhe me 6 muaj dënim me burgim, me pëlqimin e të pandehurit dënimi me burg mund të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 4 mijë euro.

Blerim Mulliqi u gjet fajtor nga gjykata për marrje ryshfeti, i njëjti është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, i njëjti obligohet që të bëjë kompensimin e dëmit në vlerë prej 8 mijë e 400 euro.

Mulliqit i është shqiptuar edhe dënim plotësues, mos ushtrimi i profesionit në administratë publike.

Kurse Bekim Bruqi u gjet fajtor për veprën penale ushtrim ndikimi, i njëjti është dënuar me gjobë në shumën prej 1 mijë euro dhe dënim me burgim me kohëzgjatje prej 6 muajsh. Me pëlqimin e të pandehurit dënimi me burg mund t`i zëvendësohet në dënim me gjobë.

Sipas aktakuzës së siguruar nga KALLLXO.com, të pandehurit Luan Statovci dhe Blerim Mulliqi, akuzohen se në vazhdimësi nga data 01.10.2020 e deri me datën 23.02.2021 në Prishtinë, Pejë dhe Istog, i pandehuri Statovci, në cilësinë e drejtorit të pagesave direkte në agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë duke vepruar në bashkëkryerje me të pandehurin Mulliqi, si inspektor regjional në zyrën regjionale në Pejë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë pranuar ryshfet nga të pandehurit Gëzim Morina, Rasim Zekaj, Afrim Mehmetaj, Donard Draga, Ramadan Zeqiraj, Dukagjin Dedaj, Hazir Metaj, Hysni Morina, Sadri Berisha dhe Pashk Krasniqi.

Sipas aktakuzës, Dukagjin Dedës në formë të ryshfetit i kërkohen mbi 3 mijë euro, ashtu që kinse do t’i mundësojnë marrjen e subvencionit në vlerë prej mbi 42 mijë euro.

Pas aplikimit për subvencion, Dukagjin Dedaj kontaktohet nga zyrtarë të AZHB-së se dokumentacioni nuk është në rregull dhe se i njëjti mund të futet në listë të zezë.

Sipas aktakuzës, Deda duke menduar se mund t’i humbas subvencionet, kontakton me të pandehurin Blerim Mulliqi, i cili në bashkëpunim me të pandehurin Statovci, kërkojnë nga Deda shumën e lartë cekur në formë të ryshfetit.

Gjithnjë sipas aktakuzës së prokurorisë, i pandehuri Statovci dhe Mulliqi duke vepruar në bashkëkryerje pranojnë ryshfet nga i pandehuri Ramadan Zeqiraj, pasi që të njëjtit i mundësojnë të përfitoj subvencion në vlerë prej 12 mijë euro në mënyrë të kundërligjshme.

Ashtu që Mulliqi dhe Zeqiraj duke përdorur të dhënat e personit Arbnor Zeqiraj aplikojnë për blegtori, duke paraqitur rrejshëm gjendjen faktike. E nga tërë kjo Mulliqi pranon nga Ramadan Zeqiraj ryshfet në vlerë prej 3 mijë euro.

Njëjtë si me Morinën, Luan Statovci dhe Blerim Mulliqi kishin vepruar edhe me Sadri Berishën, duke i kërkuar ryshfet në vlerë prej 1 mijë e 600 euro, për ndihmë në përfitimin e subvencionit në vlerë prej 22 mijë euro.

E nga Pashk Krasniqi ishin pranuar ryshfet në shumën prej 400 euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img