2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata vendos për konfiskimin e pasurisë së Gülenit në Turqi

Gjykata Penale në qytetin Adana të Turqisë në kuadër të hetimeve kundër kultit të dhunshëm, siç e quan politika zyrtare turke, terrorist FETO, ka marrë vendimin për konfiskimin e plotë të pronës së liderit të tij Fethullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA)
Fethullah Gülen është i akuzuari kryesor në rastin e nisur nga prokuroria në Adana dhe ngarkohet për “tentim për shkelje të rendit kushtetues” në Turqi. Për Gülen, Omer Ekincin, Kemal Elibalin dhe për Gjemal Soncu është konstatuar se gjenden jashtë shtetit dhe nga këto arsye është lëshuar një urdhërarrest.
Meqë të akuzuarit kanë statusin e të arratisurve gjykata Penale në Adana iu është referuar nenit 278 të kodit Penal të Turqisë dhe ka marrë vendim për konfiskimin e tërë pronës së personave të lartpërmendur.
“Me këtë vendim të akuzuarve u merret e tërë pasuria e patundshme në Turqi, si dhe mjetet e transportit, letrat me vlerë, aksionet në kompani të caktuara, ndërsa u janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Gülen akuzohet për tentativën e grushtit të shtetit më 15 korrik të këtij viti gjatë së cilës kanë humbur jetën mbi 230 persona dhe mbi 2000 të tjerë mbetën të plagosur.
Republika e Turqisë më herët kishte lëshuar një fletarrest për Gülenin, ka anuluar pasaportën e tij dhe i ka dërguar një kërkesë SHBA-ve për ekstradimin e tij në Turqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img