Me urdhër të gjykatës është kryer kontrollë në zyrën dhe vendbanimin e një gruaje nën dyshimin për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” e “shpërlarje parash”.
Pas kontrollit të kryer në tri lokacione janë sekuestruar dëshmi si vijon: para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin.
Njoftimi i plotë i policisë:
KEQPËRDORIM I POZITËS ZYRTARE/Prishtinë 14.03.2023 – 09:00. Me urdhër të gjykatës kompetente është kryer kontrollë në zyrën dhe vendbanimin e të dyshuarës femër kosovare nën dyshimin e kryerjes së veprës së lartcekur dhe shpërlarje parashë. Pas kontrollit të kryer në tri lokacione janë sekuestruar dëshmi si vijon: para, DVR, telefon mobil dhe dokumente në lidhje me rastin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.