Site icon PrishtinaPress

Gjykata ua vazhdon paraburgimin dy të miturve që dyshohen për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit dy të dyshuarve të mitur lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Tomë Gashi e ka konfirmuar vazhdimin e paraburgimit për dy të miturit.

“Po ju ka vazhduar edhe për dy muaj”, ka thënë avokati Gashi për “Betimi për Drejtësi”

Ndryshe, dy të miturrit dyshohen se e rrahën brutalisht Lulëzim Fejzullahun, i cili më pas vdiq në Spital.

Exit mobile version