Site icon PrishtinaPress

Gjykata ua cakton nga 30 ditë paraburgim dy serbëve që u arrestuan nën dyshimet për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy serbëve Zharko Zariqit dhe Momir Pantiqit, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në komunën e Istogut gjatë luftës në Kosovë, kanë konfirmuar avokatët e tyre Nebojsha Vlajiq dhe Dejan A. Vasiq, raporton “Kosovo Online”.

Për Zharko Zariq prokuroria dyshon se ka kryer krim lufte kundër popullatës civile në Kosovë në periudhën prej vitit 1998 deri në vitin 1998. Prandaj, ai u arrestua dy ditë më parë në fshatin e tij.

Momir Pantiq, i cili u arrestua dy ditë më parë në Merdar, akuzohet për përgjegjësi komanduese për disa ngjarje të ndodhura gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, në komunën e Istogut.

Exit mobile version