Site icon PrishtinaPress

Gjykata Supreme refuzon ankesën e LVV-së për kryetar të Prizrenit

Gjykata Supreme e Kosovës e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me pretendimet për parregullsi në zgjedhjet lokale për kryetar të Prizrenit, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit, Gjykata Supreme e Kosovës pasi vlerësoi ligjmërinë e vendimit të kontestuar, pas shqyrtimiy të shkresave të lëndës, gjeti se ankesa është e pabazuar.

“Ankesa e këtij subjekti është dorëzuar me kohë, në zyrat e postës publike me datë 24.11.2021, ndërsa në Gjykatën Supreme të Kosovës, përmes postës, është pranuar më 02.12.2021, në ora 9.30 minuta. Gjykata Supreme e Kosovës duke iu referuar dispozitës së nenit 127.2 të Ligjit mbi Procedurën Kontestimore…

…ku parashihet se ‘Në qoftë se parashtresa është dërguar me anë të postës me letër rekomande apo në rrugë telegrafike, dita e dorëzimit në postë konsiderohet si ditë e dorëzimit në gjykatën të cilës i është drejtuar..’ e konsideroi si të afatshme ankesën dhe  pasi vlerësoi ligjshmërinë e vendimit  të kontestuar, në kuptim të pretendimeve ankimore, të përgjigjes në ankesë, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, gjeti se, ankesa është e pabazuar”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Supremes.

Ndryshe, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 14 nëntorit, Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës ka dalë fitues me 51.01 për qind të votave, kurse i dyti Mytaher Haskuka me 48.99 për qind të votave.

Exit mobile version