7.3 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Supreme reagon për rastin e Lushtakut: Aktgjykimi është i 8 dhjetorit, 2020

Gjykata Supreme, përmes një komunikatë për media, ka sqaruar se aktgjykimi i Sami Lushtakut për veprën penale-arratisja e personit të privuar nga liria, nuk është i këtyre ditëve siç është raportuar, por është aktgjykim i datës 8 dhjetor, 2020.

Për shkak të kësaj vepre, Lushtaku nuk ka të drejtë të kandidojë për të parin e Skenderajt në zgjedhjet lokale të tetorit.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 24 gusht 2021 – Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, Gjykata Supreme, sqaron se Aktgjykimi PML nr. 324/2020 në rastin e S.L., i dënuar për veprën penale -arratisja e personit të privuar nga liria, nuk është aktgjykim i marrë këto ditë, siç është raportuar, por është aktgjykim i datës 8 dhjetor 2020, përmes të cilit, Kolegji i Gjykatës Supreme, e ka refuzuar Kërkesën për Mbrojtje të Ligjshmërisë, të ushtruar nga avokati i të dënuarit.

Për më tepër gjeni aktgjykimin e bashkëngjitur, i cili është publikuar me datë 11 janar 2021, në ueb-faqen e Gjykatës Supreme.

Luten mediat që kanë raportuar kohën e pasaktë të marrjes së këtij vendimi, që ta korrigjojnë atë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img