2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Supreme reagon ndaj hulumtimit të GLSP-së

Gjykata Supreme pas prezantimit të hulumtimit të Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit te Ligjit në Kosovë, nga GLSP, ka kërkuar sqarime nga kjo organizatë lidhur me cilësimin “performancë e dobët e Gjykatës Supreme”.

Përmes një komunikate Gjykata Supreme thotë se kjo gjykatë (pa përfshirë DhPGjS) nuk ka lëndë të trashëguara nga vitet paraprake, dhe lëndët e këtij viti, me përjashtim të një pjese që kanë ardhur në muajt e fundit të vitit 2020, janë përfunduar.

Ky është reagimi i plotë i Gjykatës Supreme:

Gjykata Supreme gjatë ditës së djeshme, pas prezantimit të hulumtimit të Indeksit të Performancës së Institucioneve të Sundimit te Ligjit në Kosovë, nga GLSP, ka kërkuar sqarime nga kjo organizatë lidhur me cilësimin “performancë e dobët e Gjykatës Supreme”, efikasitetin e kryerjes së lëndëve 95 për qind, për vitin 2019.

Ndaj, si Gjykatë, kemi kërkuar të njoftohemi se si është matur dhe vlerësuar efikasiteti i Gjykatës Supreme, dhe mbi çfarë baze është vlerësuar performancë e dobët, efikasiteti 95% ( referuar grafikonit të publikuar në ueb të KGJK-së, për efikasitetin e gjykatave gjatë vitit 2019)?

Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Gjykata Supreme (pa përfshirë DhPGjS) nuk ka lëndë të trashëguara nga vitet paraprake, dhe lëndët e këtij viti, me përjashtim të një pjese që kanë ardhur në muajt e fundit të vitit 2020, janë përfunduar. Po ashtu, nëse GLSP ka marrë për bazë statistikat e një viti më parë, të prezantuara në ueb-faqen e KGJK-së, sipas grafikonit të bashkëngjitur, mund të shihet se nuk është Gjykata Supreme me ‘performancën më të dobët”, sipas tyre.

Ndaj, duke iu referuar fjalisë në prezantim nga GLSP, se “Të njëjtat të dhëna për gjyqësorin kanë treguar se efikasitet më të lartë në përfundimin e lëndëve kanë pasur gjykatat themelore. Kurse, Gjykata Supreme ka pasur performancën më të dobët në raport me gjykata e tjera të vendit”, Gjykata Supreme, e konsideron deklaratë të pavend, për faktin se efikasiteti 95 për qind, nuk mund të cilësohet i dobët, sipas asnjë lloj analize e as matematike.

Shqyrtimi i lëndëve me mjete të jashtëzakonshme juridike, është vetëm një aspekt i punës së gjyqtarëve të Gjykatës Supreme, krahas dhënies së mendimeve juridike, qëndrimeve parimore, harmonizimit të politikës ndëshkimore dhe aspekteve tjera profesionale.

Ndaj, për hir të opinionit publik, lusim mediat që kanë publikuar dje, me datë 25 dhjetor 2020, raportin e GLSP-së, që të publikojnë këtë sqarim të Gjykatës Supreme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img