Site icon PrishtinaPress

Gjykata Supreme miraton ankesën e LVV-së, i kërkon KQZ-së të numërojë fletëvotimet e diasporës

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 4,639 fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në këtë vendim është anuluar vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili e kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e LVV-së për numërim.

Lidhur me këtë Gjykata Supreme thekson se vendimi i PZAP anulohet dhe urdhërohet KQZ për numërimin e të gjitha pakove me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supremme duke thënë se u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.

LVV kërkon që sa më parë KQZ të mblidhet dhe të marr vendimin për të vijuar procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyre fletëvotimeve.

“Vendimi i Gjykatës Supreme konfirmoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.
Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyrë fletëvotimeve.
E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime.
30 tetor 2019
Lëvizja VETËVENDOSJE!”, shkruan LVV në Facbook.

Exit mobile version