Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur kushte të reja përveç asaj të paraqitjes kur është nevoja për Hajredin Kuçin, i cili akuzohet për mosbindje ndaj gjykatës në një rast së bashku me Hashim Thaçin, Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn dhe Isni Kiljn.
ZPS-ja kishte kërkuar që ndaj Kuçit të shtohet edhe si kusht që ai të mos komunikojë me asnjërin prej bashkë të akuzuarve dhe persona të tjerë që përmenden në aktakuzë si Fahri Fazliu, Blerim Shala, Artan Behrami dhe Vllaznim Kryeziu. Po ashtu, kjo masë ndaj Kuçit është edhe për dy persona të tjerë emrat e të cilëve janë të redaktuar, .
Kjo kërkesë është aprovuar më 19 dhjetor 2024 nga gjyqtarja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot, vendimi cili u bë publik më 17 mars 2025. Mosrespektimi i kushteve të vendosura ndaj Kuçit, sipas vendimit kanë pasojë urdhrin për arrestim dhe ndalimin e tij.