-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Speciale përzgjedh amerikanen Kimberly West Prokurore të Specializuar

Kimberly West, e cila ka qenë më parë prokurore federale e SHBA-së me përvojë të gjerë si në hetimet për krime në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar, është përzgjedhur Prokurore e Specializuar pas një procedure të organizuar nga Bashkimi Evropian.

West bëhet Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Jack Smith i cili u largua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) në nëntor 2022 për të marrë një post si Prokuror Special në Shtetet e Bashkuara.

“Është një nder që jam përzgjedhur në këtë rol të rëndësishëm dhe sfidues,” tha West. “Pres me kënaqësi të marr detyrën në ZPS dhe ta çoj përpara punën e saj”, tha ajo më tej.

West vjen në ZPS nga Firma Ligjore Eshkroft (Ashcroft Law Firm) në Boston, Masaçusets (Massachusetts), ku është partnere që nga viti 2019 dhe është përqendruar kryesisht në mbrojtje të çështjeve penale të lidhura me krimin ekonomik.

Para se të merrte detyrën në këtë firmë, West punoi si prokurore për më shumë se dy dekada në role në nivel vendor, federal dhe ndërkombëtar.

West ishte gjithashtu Shefe e Byrosë së Krimeve në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Masaçusetsit në periudhën nga viti 2015 deri në 2019. Në këtë rol, ajo mbikëqyrte një ekip prej 120 profesionistësh të ngarkuar me hetimin dhe ndjekjen penale të një game të gjerë veprash penale në fushën e mashtrimeve financiare, korrupsionit publik, trafikut të drogës, lojërave të fatit dhe trafikimit të qenieve njerëzore; në mbrojtjen e të dënuarve në fazën e apelit; dhe në ndihmën për viktimat dhe dëshmitarët.

Ajo mori detyrën në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm pasi erdhi nga Zyra e Prokurorit Federal të SHBA-së, Distrikti i Masaçusetsit, ku ajo shërbeu si Ndihmës-prokurore Federale e SHBA-së në Njësinë për Mashtrimet në Kujdesin Shëndetësor për dy vjet dhe në Njësinë e Sigurisë Kombëtare për gjashtë vjet. West mori detyrën në Njësinë e Sigurisë Kombëtare pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 ndaj Qendrës Tregtare Botërore dhe Pentagonit.

Për pesë vjet, në periudhën nga viti 2008 deri në 2013, znj. Uest shërbeu si prokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, ku ajo ishte pjesëtare e ekipit që ndoqi penalisht Radovan Karaxhiqin për rolin e tij në gjenocidin në Srebrenicë. Ajo ishte gjithashtu në ekipin e prokurorëve në çështjen gjyqësore Pwrliq et al që u përqendrua në krimet e kryera në Mostar dhe shkatërrimin e Urës së Vjetër.

West ka gradën Juris Doctor (Doktor në Drejtësi) nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Safolkut, Masaçusets, dhe u bë anëtare e Dhomës së Avokatëve në Masaçusets. Ajo ka gjithashtu gradë universitare bachelor nga Kolegji i Bostonit, Masaçusets.

West bëhet Prokurorja e Specializuar e tretë, pas Jack Smithit, i cili shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën nga viti 2018 deri në 2022 dhe David Schwendiman, i cili shërbeu nga viti 2016 deri në 2018. Aleks Uajting (Alex Whiting) i cili ka shërbyer si Ushtrues i Detyrës së Prokurorit të Specializuar që nga nëntori 2022, do të vazhdojë në këtë rol deri sa West të marrë detyrën e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img