Gjykata Speciale i ka liruar me kusht Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari dhe mundësoi lirimin e tyre më 21 shkurt 2025, me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatës.
“Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e Trupit Gjykues që shqiptoi dënimin, sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) si dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave.
Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilatJanuzi dhe Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”, thuhet në njoftim.
Vendimet e Kryetares, që janë vendimi i tretë dhe i katërt mbi uljen, modifikimin ose ndryshimin e dënimeve, mund t’i gjeni në faqen e internetit të DHSK-së.
Po ashtu bëhet e ditur se procedura në lidhje me uljen, modifikimin dhe ndryshimin e dënimit sipas nenit 51(2) të Ligjit, është procedurë më vete.
Kur personi i dënuar ka vuajtur dy të tretat e dënimit, ai ose ajo plotëson kriterin për shqyrtim për ulje, modifikim ose ndryshim të dënimit, por nuk ka të drejtën që dënimi t’i ulet, modifikohet ose ndryshohet.