Gjykata Speciale ka kërkuar nga OVL-UÇK që të mos publikojë dokumentet konfidenciale të kësaj Gjykate.
Kështu ka bërë të ditur, avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi i cili ka thënë se ka pranuar një email nga Gjykatësi i Speciales me kërkesë të Prokurorit, Jack Smith.
Sipas Gashit në këtë email kërkohet nga OVL-UÇK, të informojë Gjykatën në rast se merr përsëri informacion apo dosje konfidenciale dhe të mos i bëjë ato publike.
E Gashi këtë e ka vlerësuar si tendencë të Speciales për të legjitimuar arrestimin e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.
“Pas refuzimit te djeshem qe pa ftese, vetem me nje thirrje telefonike, pa dhene sqarime, se per çfare po na ftojne, dhe ne çfare cilesie une dhe z.Klinaku kemi refuzuar qe te shkojme ne zyrat e policise se Eulexit ne Fushe Kosove.
Pas insistimt tim per takim qe me hetues te prokurorise speciale, apo zyrtare te Gjykates Speciale te takohemi ne zyrat e OVL te UÇK-se, apo ne zyren time, dhe pas refuzimit te tyre sot kam pranuar nje email nga gjyqtari i Gjykates Speciale z. Nikollas Guillou i leshuar me kerkese te prokurorit Jack Smith me te cilin :
– Më eshte urdheruar, si perfaqesues i organizates te veteraneve te UÇK-se, per vendimin te dates 25 Shtator 2020, ku kerkon nga OVL-UÇK te informoj Zyren e Prokurorit te Specializuar nese merr ndonje informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe te mos shperndaje asnje prej ketyre materialeve konfidenciale”, ka shkruar Gashi.