5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata Speciale i hap rrugë ngritjes së aktakuzave

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara kanë miratuar rregulloren e Procedurës dhe Provave me të cilën i hapet rrugë ngritjes së aktakuzave ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, rregulloren menjëherë ia ka dërguar Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, për të parë nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Për këtë Dhoma e Specializuar ka deri në 30 ditë afat. Rregullorja hyn në fuqi 7 ditë pasi Dhoma e Specializuar ta thotë fjalën e saj rreth kushtetutshmërisë. Pastaj Gjykata Speciale mund të ngrejë aktakuzat.

Ky është njoftimi që ka ardhur sot nga Gjykata Speciale:

Gjykatësit e Dhomave të Specializuara të Kosovës miratojnë Rregulloren e Procedurës dhe të Provave

Më 27 mars 2017, Kryetarja e Dhomave të Specializuara i referoi Dhomës së Specializuar të
Gjykatës Kushtetuese, Rregulloren e Procedurës dhe të Provave. Ky referim vjen pas miratimit
të Rregullores së Procedurës dhe të Provave në seancën e parë plenare të gjykatësve të
Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Duke qenë se në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar
përcaktohet se Kodi i Procedurës Penale i Kosovës nuk është i zbatueshëm në Dhomat e
Specializuara, paraprakisht duhej të miratohej Rregullorja e Procedurës dhe e Provave që
rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore në të gjitha nivelet e Dhomave të Specializuara:
në Dhomën e Gjykatës Themelore, Dhomën e Gjykatës së Apelit, Dhomën e Gjykatës Supreme
si edhe funksionet e Gjykatësit Paraprak. Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës
Kushtetuese miratuan rregulloren e tyre procedurale që do të përfshihet në Rregulloren e
Procedurës dhe të Provave.
Rregullorja e Procedurës dhe e Provave i kushton rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve,
viktimave dhe personave të tjerë të rrezikuar për shkak të dhënies së dëshmisë, ose
bashkëpunimit të tyre me Dhomat e Specializuara. Në tërësi, Rregullorja e Procedurës dhe e
Provave synon të fuqizojë paanësinë, drejtësinë, shpejtësinë, efikasitetin, ndershmërinë dhe
sigurinë e procedurave të Dhomave të Specializuara, duke respektuar njëkohësisht
Kushtetutën dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut.
Me këtë rast, Kryetare Trendafilova deklaroi: “Me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe
të Provave në më pak se dy muaj pas emërimit të tyre, gjykatësit treguan dijeni dhe
profesionalizëm të shkëlqyer dhe një përkushtim absolut për një procedurë solide, efikase
dhe të drejtë e të paanshme në Dhomat e Specializuara. Falënderoj të gjithë gjykatësit për
përpjekjet e tyre të bashkërenduara dhe kontributin e tyre rrënjësor.”
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese do të ketë tridhjetë ditë për shqyrtimin e
Rregullores së Procedurës dhe të Provave, për të përcaktuar nëse kjo Rregullore përputhet
me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës. Rregullorja e Procedurës dhe e Provave hyn në fuqi
shtatë ditë pasi Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të ketë vendosur mbi
kushtetutshmërinë. Me hyrjen në fuqi të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Dhomat
e Specializuara funksionalizohen tërësisht në aspektin gjyqësor.
Gjatë seancës plenare, gjykatësit miratuan edhe dy dokumente të tjera që kanë rëndësi për
funksionimin e Dhomave të Specializuara – Kodin e Etikës Gjyqësore dhe Rregulloren për
Caktimin e Gjykatësve të Dhomave të Specializuara. Kodi i Etikës Gjyqësore rregullon
standardet profesionale që zbatohen për gjykatësit dhe gjithashtu përcakton masat
disiplinore në rast se kryhet sjellje kundërvajtëse. Rregullorja për Caktimin e Gjykatësve të
Dhomave të Specializuara rregullon caktimin e gjykatësve në trupat gjykues përkatës të
Dhomave të Specializuara. Kodi i Etikës Gjyqësore dhe Rregullorja për Caktimin e Gjykatësve
të Dhomave të Specializuara hynë në fuqi menjëherë pas miratimit dhe mund të gjenden në
faqen e Dhomave të Specializuara në Internet.
Rregullorja e Procedurës dhe e Provave do të bëhet publike pasi Dhoma e Specializuar e
Gjykatës Kushtetuese të ketë vendosur mbi kushtetutshmërinë e Rregullores. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img