Site icon PrishtinaPress

Gjykata Speciale fton edhe një luftëtar të UÇK’së në cilësinë e të dyshuarit

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se edhe një pjesëtar tjetër i UÇK’së, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës.

Bëhet fjalë për Nazif Musliun, I cili është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Gucati gjithashtu thotë se Musliu do të dalë i pafajshëm nga gjykimi i Speciales.

Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Nazif Musliu, në cilësinë e të dyshuarit, një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Nazifi si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm!”, shkroi Gucati në Facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës, Gjykata Speciale në Hagë, ka ftuar edhe ish-deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashin.

Latifi ka thënë se ftesën e ka marrë përmes një telefonate dhe se intervistimin do ta kryejë më 27 gusht.

Exit mobile version