Site icon PrishtinaPress

Gjykata Speciale është e pandalshme

Profesori i së drejtës ndërkombëtare penale, Ismet Salihu ka vlerësuar se iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale është e dëmshme si në aspektin politik, ashtu edhe në atë juridik.

Salihu në një intervistë për “Epokën e re” tha se kjo përpjekje për shfuqizimin e Speciales nuk është në të mirë të interesave të Kosovës.

Ai tha se Gjykata Speciale është e pandalshme. Në këtë kontekst, ai tha se edhe nëse Kuvendi i Kosovës do ta miratonte ligjin me anë të të cilit suprimohen ekzistimi dhe puna e Gjykatës Speciale, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese të Gjykatës Speciale ka të drejtë të shqyrtojë këtë ligj, më pas edhe të anulojë dhe ta shpallë antikushtetues.

Exit mobile version