Site icon PrishtinaPress

Gjykata Speciale arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi

Gjykata Speciale ka arrestuar sot ish-pjesëtarin e UÇK-së, Sabit Jonuzi nga Fushtica e Drenasit.

Lajmin e ka konfirmuar Enver Hajdari, kryetar i degës së shoqatës së veteranëve në Drenas.

Hajdari ka bërë të ditur se familjarët e kanë njoftuar atë për arrestimin e Sabit Jonuzit, i cili sipas tyre tashmë është dërguar në Hagë.

Kreu i OVL-UCK-së në Drenas ka thënë se nuk e dinë ende se në çfarë cilësie Sabit Jonuzi është marrë nga Gjykata Speciale.

Exit mobile version