3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata shtyn për nesër seancën për Berishën

Seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha u shty për nesër, në orën 11:00, pasi avokatët e Berishës kërkuan kohë.

Ish-kryeministri nuk u paraqit në Gjykatën e Posaçme, por dërgoi dy avokatët e tij Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të cilët kërkuan përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, që e akuzojnë për njëanshmëri.

Dy avokatët dorëzuan disa prova dhe një dokument që tregon fakte për shkarkimin e Irena Gjokës në shkurt të vitit 1996 nga Këshilli i Lartë i Drejtorisë, që në atë kohë drejtohej nga Berisha.

Ditën e nesërme do pritet vendimi për ish-kryeministrin, për të cilin është kërkuar nga SPAK masa e sigurisë arrest shtëpie. Kërkesa e SPAK për masën ndaj Berishës u dërgua më 22 dhjetor me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.

Kujtojmë se disa ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij. Më 12 dhjetor në një shkresë drejtuar Kuvendit, SPAK  kërkoi autorizimin për arrestimin e Berishës me argumentin se ish-kryeministri nuk kishte zbatuar vendimin e gjykatës duke mos u paraqitur asnjëherë para oficerit të policisë gjyqësore/hetuesit.

Mbi Berishën rëndon akuza e korrupsionit pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa GjKKO vendosi masën detyrim paraqitje dhe ndalim jashtë vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img