0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata shpall aktgjykimin, 62 vjet burgim për të akuzuarit për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktgjykim ndaj grupit të parë prej shtatë personave të akuzuar për rastin e trishtë të dhunimit të 11-vjeçares.

Ndaj të akuzuarve është shqiptuar dënim prej 62 vjet burgim.

E përditësuar – Gjykata e konfirmon

Siç ka njoftuar gjykata, të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit.

“… ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh, secili veç e veç.”

Ndërsa, “i akuzuari G.S është liruar nga aktakuza për veprën penale të Dhunimit, i pandehuri D.RR është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit, i pandehuri F.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimi, si dhe i akuzuari E.S është liruar nga aktakuza për veprën penale Ndihmë në kryerjen e veprës penale të Dhunimit.”

Të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S dhe M.R. iu është caktuar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img