Site icon PrishtinaPress

Gjykata njeh Kuvendin e Berishës

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Grupit të Rithemelimit për ndryshimet statutore të 11 dhjetorit.

Ndryshimet në statut përfshijnë zhbërjen e strukturat drejtuese që ishin, shkarkim të nënkryetarëve, logo dhe vulë të re të partisë.

Të plota 10 vendimet e Kuvendit Kombëtar:

Miratimi i Statutit të ri të Partisë
Shkarkim i Nënkryetarëve, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe funksionarëve të tjerë të PD
Organet qendrore të partisë, përveç Kuvendit Kombëtar, ndalohet të ushtrojnë kompetencat deri më 22 mars 2022
Pavlefshmëri konstituimit të Kryesisë së PD, rrjedhimisht konsiderim nul të Kryesisë
Pavlefshmëri të vendimit të Kryesisë së partisë për të thirrur Kuvendin më 18 dhjetor
Anulimin e thirrjes publike dhe të njoftimit të degëve të PDSH për mbajtjen e Kuvendit të 18 dhjetorit
Ngritja e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë me përbërje me 29 anëtarë
Komisioni i Rithemelimit të PD, përgjegjës për organizimin dhe fillimin e proceseve referendare e zgjedhore në PD
Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më 22 mars 2022
Votimin për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirrjen e referendumit ratifikues të shkarkimit të Bashës më 18 dhjetor 2021
Gjyqtari që shqyrtoi çështjen është Agron Zhukri, i cili fillimisht nuk pranoi të merrte çështjen përsipër por dorëheqja e tij u refuzua.

Exit mobile version