2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjykata merr vendim për policin që dyshohet se e vrau punonjësin e kazinos në Suharekë

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji rreshterit Sh.S. për dyshimin për vrasjen e kryer në fundjavë në një kazino në Suharekë.

Sipas njoftimit nga Gjykata e Prizrenit, Sh.S. dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar punëtorin J.A. punëtor të kazinosë.

Në njoftiminm e Gjykatës  thuhet se “i dyshuari kishte qëndruar deri në orën 05:00 dhe ishte kthyer sërish kah ora 07:30 dhe papritmas gjatë lëvizjes në kazino në një moment nxjerr armën – pistoletën e markës Glock, dhe nga një afërsi – distancë një metër shtënë një herë në pjesën e epërme të kokës të të ndjerit me iniciale J.A. i cili ka qenë i ulur në fotele dhe nga plaga e marrë mjeku i Emergjencës në Suharekë konstaton vdekjen”

“Dyshimi i bazuar rrjedh nga faktet, rrethanat dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e shtetit, e në radhë të parë fakti se mungon një fishek nga ngarkesa në 30 të tillë që i ka pasur si zyrtar Policor i Kosovës. Po ashtu fakti tjetër është se gëzhoja e gjetur në vendin e ngjarjes në pikëpamje të karakteristikave të përgjithshme përputhet me municionin që ka pas të ngarkuar si zyrtar i Policisë, pastaj shikimi i një CD-je që është nxjerr nga serveri i kamerave të sigurisë të lokalit ku është kryer vepra penale dhe sekuenca më kryesore është ku ndërmerren veprimet e veprës penale për të cilën ngarkohet”

Ndryshe, mëngjesin e së dielës 32-vjeçari J. A nga Mushtishti, i cili punonte në kazino në Suharekë u vra pasi në vendin e tij të punës hynë dy plackitës, njëri prej tyre polici Sh.S

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img